Pas disa javësh me diskutime kombëtare mbi sigurinë e grave dhe vajzave, termi “kultura e përdhunimit” është shfaqur përsëri si titull kryesor. Këtë herë ka të bëjë me raportimin e dhunës seksuale ndaj adoleshentëve në shkolla të mesme, disa prej të cilave përfshijnë shkollat më prestigjioze të Britanisë.
Zbulimet u bënë në momentin kur web-faqja “Të gjithë janë të ftuar” (Everyone’s invited) u përmbys nga raportimet e shumta që ndodhën ditët e fundit. Kjo platformë u lansua pikërisht për këtë qëllim, për t’i dhënë hapsirë studentëve për të raportuar ngacmimet dhe abuzimet seksuale.
Shumica e vajzave që raportuan, gjithashtu kërkuan nga drejtuesit e shkollave që të flitet hapur për ngacmimet seksuale dhe pabarazinë gjinore, ndërsa në anën tjetër, deputetët kanë bërë thirrje për të hetuar rastet.
Megjithatë, është edhe një argument tjetër që po qarkullon që thotë se çështja nuk qëndron tek një kulturë e pashëndetshme seksuale, por tek ekspozimi i adoleshentëve në materiale eksplicite dhe pornografike. Përderisa hetuesit janë duke i hetuar këto çështje, ne kemi shqyrtuar çështjet si kulturën e përdhunimit dhe ekspozimin ndaj materialeve eksplicite në internet dhe mënyrën se si ndikojnë këto në sjelljet destruktive.
Protestat e studentëve kundër dhunës seksuale tregojnë faktin se sa urgjente është ndërhyrja e shkollave për këtë çështje. Jeta e të rinjëve si në rrjete sociale ashtu edhe jashtë tyre, është e pandashme dhe prandaj është mjaft e rëndësishme që edukimi seksual të ndërtohet në këtë kontekst. Kjo do të thotë që rëndësia të shtohet jo vetëm në platforma dixhitale, por edhe jashtë rrjetit të internetit.
“Kultura e përdhunimit” dhe jeta e përditshme e adoleshentëve
Kultura e përdhunimit “falë, justifikon, toleron dhe normalizon” dhunën seksuale. Megjithëse, feministet iu kanë referuar kulturës së përdhunimit që nga viti 1970, shumica janë lidhur më shumë me termin pas konceptit dhe lëvizjes #MeToo (#EdheUnë). Gjegjësisht, pasiqë i ka ndihmuar njerëzit të kuptojnë toksicitetin e sjelljeve seksuale dhe se si ato sjellje veç se janë normalizuar në shoqërinë e gjerë dhe në shumë shkolla.
Për të rinjtë, kultura e përdhunimit është, për fat të keq, pjesë e jetës së përditshme dhe vazhdon të jetë gjithnjë e më shumë e pranishme në internet. Siç është thëne në “Everyone’s Invited” (të gjithë janë të ftuar), shumica e vajzave detyrohen që të dërgojnë foto nudo të tyre. Ato jo vetëm që ngacmohen nga partnerët dhe bashkmoshatarët për dërgimin e këtyre fotove, por gjithashtu ato edhe pranojnë foto të tilla nga ta. Disa shembuj të tjerë përfshijnë raste kur vajzat marrin mesazhe të padëshiruara seksuale përmes platformave të ndryshme.
Sondazhi ynë i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar me 336 të rinj në vitin 2020 zbuloi se 32 përqind e vajzave thanë se kishin marrë foto të padëshiruar intime të organit gjenital nga meshkujt.
Megjithëse pornografia në internet mundet që ta përjetësoj “kulturën e përdhunimit”, për shkak të tendencave për të promovuar narrativë të demshme si skenare të përdhunimit apo skenare seksiste, është shumë e lehtë që barra ti kaloj si shkaktar kryesor i problematikës.
Edukimi seksual është gjithashtu i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria ka përditsuar manualet për edukimin seksual në kurrikulën e re në Angli. Kjo kurrikulë inkurajon shkollat që të inkuadrojnë tek fëmijët edukimin seksual, duke shtuar kujdes të veçantë në ndikimin negativ të ekspozimit ndaj pornografisë.
Por siç është vërejtur, aty nuk përfshihet asnjë këshillë për të ndihmuar mësuesit të trajtojnë këto tema ose informacione se pse është e rëndësishme ta bësh këtë. Në vend që vetëm të ndalojnë pornografinë në internet, të rinjtë kanë nevojë për edukim në lidhje me pëlqimin seksual në internet dhe jetën jashtë internetit që nga mosha e hershme në mënyrë që ata të kenë mjetet dhe qëndrueshmërinë për të menaxhuar dinamikat dhe skenarët seksualë.
Qeveria gjithashtu duhet të investojë në edukimin seksual që përqendrohet në barazinë gjinore. Një fillim i mbarë është bërë me udhëzimin e fundit të Këshillit të Mbretërisë së Bashkuar për Sigurinë në Internet mbi “ndarjen e fotove nudo dhe gjysmë nudo”, i cili pranon se sa e përhapur është ndarja e fotografive intime midis të rinjve.
Nëse politika qeveritare do të vazhdojë t’i japë përparësi marrëdhënieve dhe edukimit seksual, kurrikula e re duhet të trajtojë disa çështje të vështira, përfshirë mënyrën se si tekstet shkollore duhet të trajtojnë çështjen e dhunës seksuale. Veçmas, për të dekurajuar kulturën e heshtjes, gjithashtu duhet të bëhet rishikimi i shkollave ku nxënësit kanë fshehur abuzimin seksual. Çdo përpjekje për të adresuar këto çështje duhet të shtjellohet me konstruktivitet e jo të konsiderohen si kërcënuese.
Si hulumtues dhe organizatë për edukim seksual, ne kemi punuar ngushtë me mbrojtësit, të cilët janë edukatorë përgjegjës për ofrimin e sigurisë së fëmijëve të shkollave të mesme, qoftë në internet ose jasht tij. Ata kanë shfaqur dëshirë të fortë për të gjetur mënyra konstruktive për tu përballur me problemin e abuzimit seksual bazuar në imazhe, përmes studentëve.
Pa ndonjë plan specifik se si të përballën me ngacmime seksuale në internet, këta edukatorë u detyruan që të gjejnë udhëzues pjesë-pjesë ekzistuese të e-sigurisë apo anti-ngacmimeve, për tu përballur me incidente komplekse që ndodhnin mes nxënësve. Prandaj ne kemi zhvilluar një udhëzues për ngacmimet seksuale që ndodhin në internet për t’iu ofruar ndihmë.
Edukimi seksual në epokën digjitale
Në punën që ne bëjmë me të rinjtë dhe organizatën e bamirësisë të edukimit seksual, School of Sexuality Education (SSE), ne avokojmë për shkrimet digjitale si “shtylla e katërt e arsimit, krahas shkrimit, leximit dhe matematikës”. Megjithëse të rinjtë konsiderohen “të lindurit në epokën digjitale”, ata përsëri kanë nevojë për trajnime për të përdorur rrjetet e ndryshme në formë të sigurt, meqenëse platformat dhe teknologjia po avancohet çdo ditë e më shumë.
Nga rezultatet e hulumtimeve tona, ne kemi ardhur në përfundim se shumë mësues e kanë mjaft të vështirë të rrinë të informuar përkrah teknologjisë, shumica prej tyre kanë dëgjuar për platformat që të rinjtë përdorin, por nuk e dinë se si funksionojnë ato dhe pse disa prej tyre janë më të rrezikshme se tjerat. P.sh ata nuk jan mjaftushëm të vetëdijshëm se SnapChat, është njëra nga platformat më të rrezikshme për sulm kibernetik, duke u bazuar në sondazhin tonë “Staying safe online”, që zbulon se 62 përqind e materialeve seksuale të padëshiruara apo pa leje, janë marrë aty.
Adoleshentët kanë nevojë për t’u informuar dhe zhveshur nga pritshmëritë gjinore dhe standardet e dyfishta. Identifikimi se kush është më leht i/e targetuar me nocionet si “kurvëri” (slut-shaming) – kur njerëzit, përkatesisht vajzat/gratë, kritikohen për shpërfaqjen e tyre tepër seksuale – u jep njerzve një mundësi për të kuptuar se si i përkrahin njerëzit pabarazitë ekzistuese. Ndonjëherë, kjo është krejt çka nevojitet për t’ia ndryshuar dikujt sjelljen.
Këto diskutime duhet të zhvillohen në ambiente të sigurta për të rinjtë, ku ata mund të pyesin lirshëm dhe të mos gjykohen. Në mënyrë kritike, mesazhet pozitive që ne mësojmë në klasë duhet të jehojnë në të gjitha shkollat, duke përfshirë rimendimin se si të drejtat dhe pëlqimi i fëmijëve mund të promovohen në jetën e përditshme dhe se çfarë mund të kërcënojë këtë përparim. Këto forma të arsimit nuk janë vetëm jetike për çështjet e sotme, por janë rrugë drejt rimëkëmbjes në të ardhmen.
Tanya Horeck
E përktheu: Medinë Dauti
Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.independent.co.uk/news/education/schools-education-rape-culture-internet-b1825499.html?fbclid=IwAR3345MM6ND-TOKSOa_c7025hSuwb5GG5LAWlnmQA57UBkrVhApNHBkbwJk