Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Gjuha e urrejtjes dhe mizogjinia nuk kanë vend në diskursin publik

QIKA 4.12.2025

QIKA dënon gjuhën denigruese dhe seksiste të përdorur sot nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ndaj ish-deputetes dhe aktores Adriana Matoshi. Çdo formë e sulmit personal, veçanërisht ajo që mbështetet në stereotipe gjinore, është e papranueshme dhe e dëmshme për jetën demokratike.

Gjuha e përdorur ndaj grave të angazhuara publikisht synon t’i dekurajojë dhe t’i shtyjë të tërhiqen nga jeta publike. Kjo është një formë e dhunës strukturore që kufizon pjesëmarrjen e grave dhe cenon barazinë.

QIKA inkurajon debatin e shëndetshëm publik dhe politik, të bazuar në argumente e jo në sulme personale. Kërkojmë që gjuha e urrejtjes, e cila shpesh ndërtohet mbi baza të stereotipeve gjinore e mizogjinisë, të ndalet menjëherë e të mos normalizohet më as në institucionet publike, as në diskursin politik.