Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

QIKA filloi fushatën “No Sterotypes, Just Dreams” në Ferizaj

QIKA 8.10.2026

Këtë herë, fushata jonë “No Stereotypes, Just Dreams” na çoi në shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku bashkë me nxënëset dhe nxënësit vazhduam diskutimin për stereotipet gjinore që i hasin në përditshmëri dhe për mënyrën se si këto pritshmëri mund t’i kufizojnë interesat, zgjedhjet dhe ëndrrat e fëmijëve.

Përmes diskutimit, vizatimit dhe punës kreative, fëmijët ndanë përvojat, idetë dhe mesazhet e tyre.❤️

____________________________________________________

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga SIDA.