Sot në formë simbolike vendosëm etiketa të kuqe në raftet e marketeve ku qëndrojnë produktet menstruale, me mesazhin “Këto produkte esenciale taksohen 18%.”
Për neve është e papranueshme që produktet menstruale që janë te domosdoshme të vazhdojnë të taksohen si produkte luksi. Me një normë të TVSH-së prej 18%, shteti po e trajton ciklin menstrual si zgjedhje, jo si një proces biologjik që gratë dhe vajzat e përballojnë çdo muaj.
QIKA beson se taksa e cila thellon pabarazitë gjinore ekzistuese është antikushtetuese dhe e kundërligjshme, andaj duhet të largohet menjëherë.