Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Sot dhe çdo ditë, qëndrojmë kundër racizmit!

QIKA 8.4.2026

8 Prilli, po aq sa festë, është edhe moment reflektimi për shtypjen, pabarazinë dhe racizmin me të cilat komuniteti rom vazhdon të përballet në Kosovë.

Institucionet dhe shoqëria në Kosovë po vazhdojnë të dështojnë në adresimin e përjashtimit social dhe ekonomik të pakicave etnike, si dhe në sigurimin e mundësive të barabarta për banim, ushqim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera publike.

Nga kjo formë e diskriminimit preken posaçërisht gratë dhe vajzat rome, ku ndërthuren përkatësia etnike me gjininë. Ato në të shumtën e herave kanë qasje të kufizuar në arsim cilësor, përballen me barriera të mëdha në tregun e punës dhe janë më të ekspozuara ndaj varfërisë dhe përjashtimit social.

QIKA qëndron në solidaritet me komunitetin rom në Kosovë dhe fton në përgjegjësi shtetin dhe shoqërinë për të luftuar përjashtimin social dhe racizmin.

Barazia nuk është privilegj i shumicës. Sot dhe çdo ditë tjetër, qëndrojmë kundër racizmit.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!