Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Në Përlepnicë, QIKA bisedoi me nxënësit për rolet gjinore dhe mundësitë e barabarta

QIKA 25.6.2026

Me nxënësit e klasës së 4-të të shkollës Skenderbeu në Përlepnicë zhvilluam aktivitete edukative përmes lojës dhe diskutimit. Bashkë folëm për tema si rolet gjinore, stereotipet, mundësitë e barabarta për vajza dhe djem, si dhe perceptimet rreth ngjyrave dhe hobive.

Nxënësit ndanë mendimet e tyre dhe reflektuan mbi pyetjet se a ekzistojnë kufij apo dallime të paracaktuara mes vajzave dhe djemve, duke treguar kuriozitet.

“Feminizmi për Fëmijë” po krijon shokë e shoqe gjatë rrugës, duke nxitur dialog dhe zgjerim të pikëpamjeve tek fëmijët.

_______________________

Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia