Këtë herë, fushata jonë “No Stereotypes, Just Dreams” na çoi në shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku bashkë me nxënëset dhe nxënësit vazhduam diskutimin për stereotipet gjinore që i hasin në përditshmëri dhe për mënyrën se si këto pritshmëri mund t’i kufizojnë interesat, zgjedhjet dhe ëndrrat e fëmijëve.
Përmes diskutimit, vizatimit dhe punës kreative, fëmijët ndanë përvojat, idetë dhe mesazhet e tyre.![]()
____________________________________________________
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga SIDA.
