Gjatë ditës qëndruam në shesh dhe diskutuam për pëlqimin në marrëdhënie seksuale.
Pëlqimi seksual mbetet gjerësisht i keqkuptuar në Kosovë. Kjo është bërë e dukshme në rastet e fundit të dhunimeve seksuale të cilat hapën një diskutim shoqëror mbi pëlqimin. Andaj aktiviteti jonë i sotëm kishte qëllim rritjen e ndërgjegjësimin mbi atë se çfarë është pëlqimi seksual, çfarë nuk është, kur jepet dhe kur nënkuptohet.
Çdo formë e detyrimit ose manipulimit të një personi tjetër për të kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj/tij është dhunim. Kjo vlen edhe për personat të cilët janë në marrëdhënie martesore. Nëse pëlqimi nuk ipet vullnetarisht si rezultat i vullnetit të lirë, atëherë marrëdhënia seksuale është dhunim.
Kjo fushatë është prodhuar me ndihmën financiare të Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë se pasqyrojnë opinionin zyrtar të Këshillit të Evropës.