Në vazhdën e takimeve me vajzat rome, ashkalike dhe egjiptiane, mbrëmë bashkë me aktivistet feministe Luljeta Demolli dhe Besarta Breznica diskutuam për format e aktivizmit për barazi gjinore.
Kureshtja e vajzave përgjatë diskutimit reflekton vullnetin e tyre për të punuar drejt një shoqërie më të barabartë.
Angazhimi i përbashkët kundër të gjitha formave të diskriminimit është detyrë e secilës prej neve.
Falënderojmë The Ideas Partnership për mundësinë e shfrytëzimin të hapësirave të këndshme të qendrës AZURE.
Ky projekt realizohet nga QIKA me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit Gratë rome – fuqi e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Roma Active Albania (RAA) në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, i cili synon të fuqizojë gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në Kosovë.