Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Leonida Molliqaj udhëhoqi sesionin për sigurinë digjitale në Week of Women 2026

QIKA 24.9.2026

Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive në QIKA, ishte pjesë e Week of Women 2026, ku udhëhoqi sesionin mbi sigurinë digjitale dhe dhunën online.

Gjatë sesionit, pjesëmarrëset diskutuan mbi mënyrat e reagimit ndaj dhunës dhe ngacmimit online, forcimin e sigurisë digjitale, si dhe mekanizmat e raportimit dhe mbështetjes në dispozicion.

Në një hapësirë publike ku gratë përballen gjithnjë e më shpesh me sulme, kërcënime dhe forma të ndryshme të dhunës digjitale, njohja e mjeteve për mbrojtje dhe reagim është pjesë e domosdoshme e pjesëmarrjes së sigurt dhe të lirë online.

Week of Women 2026 organizohet nga NDI Kosovo, me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), OSCE Mission in Kosovo dhe Embassy of Canada in Croatia and Kosovo.