ABOUT QIKA 1≠1

Dea Fetiu

Dea Fetiu është studente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Dea ka qenë e përfshirë në QKSS si Asistente Hulumtuese në Programin për Gra, Paqe dhe Siguri, Programin e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Ndërtimin e Komuniteteve Rezistente dhe P/CVE, dhe së fundmi në Projektin FIERC. Para se t’i bashkohej QKSS-së, ajo ka qenë e angazhuar në programet formale të debatit, garën e së drejtës ndërkombëtare të Philip C. Jessup, ndërsa ka qenë e përfshirë me OSHC të tjera kosovare dhe ndërkombëtare, si Lëvizja FOL, Medica Gjakova, Medica Mondiale, Debate Center, Rrjeti i European Youth Parliament.