Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1
Readings

Kam vendosur të mos kërkoj më falje

QIKA 19.7.2021

Kur një burrë është i zemëruar, ne tërhiqemi, ndërsa ku një grua zemërohet ajo kategorizohet si ‘kurvë e çmendur’.

Një herë nëna ime me tha “jo kjo nuk është e vërtetë” dhe ajo shpesh më paralajmëronte se “nëse ndonjëherë i shisni stolitë e mija pasi të kem vdekur, do të ringjallem dhe do t’ua kafshoj gishtat e këmbëve.”

Nuk e di se çfarë mendonte ajo, nëse me të vërtet do t’i hante plotësisht ose do të mi gërryente gishtërinjtë, isha e tmerruar nga kërcënimet e saj. Në fund të fundit nëna ime ishte vetëm një kurvë e çmendur.

Unë nuk e konsideroj se fraza “kurvë e çmendur” do të thotë diçka më shumë përtej arsyes së saj  nënçmuese, kjo ekziston thjesht për t’i bërë gratë të kenë frikë nga zemërimi dhe ndjenjat e tyre.

Gjithmonë kur ngre zërin në market, ose them diçka mjaft provokuese ndaj një personi që më ka poshtëruar, ia rikujtoj vetes që të ndalem, të shikoj përreth dhe të fokusohem se kush më ka dëgjuar, çfarë njeriu me pantallona të çuditshme fitoi të drejtën për të thënë se më ka parë në rrugë, në treg, se më ka parë duke i bërtitur fëmijës tim, burrit apo shitësit të dyqaneve dhe të thotë: “Po, më kujtohet ajo grua, ajo është një kurvë të çmendur”.

Çka më intereson më shumë është se pse këtyre personave nuk u intereson shkaku se pse një grua reagoi në atë mënyrë.

Do t’u tregoj se çfarë më ndodhi  një natë, menjëherë pasi më kishte vdekur babai, kur unë isha në taksi duke u kthyer në shtëpi në New Jersey nga New York City, isha duke shkuar natën vonë tek nëna ime e cila u diagnostikua me kancer disa javë pasi vdiq babai. Isha mjaft e zemëruar që do të vonohesha për në shtëpi, pasi që nëna ime kishte frikë nga udhëtimet në mbrëmje meqenëse babai im kishte vdekur në një aksident në mbrëmje. Megjithatë, telefoni im ishte fikur pa bateri dhe po i kërkoja taksistit që të nxitonte, ku ai bëri një koment nën zë për nxitimin tim duke thënë se po nxitoja pasi që dikush ishte duke më pritur në shtëpi i zemëruar.

Kjo gjë më tërboi, sepse ai nuk e dinte dhimbjen që përjetonim unë me nënën time . Ai nuk e dinte mënyrën se si ne zgjoheshim në mes të natës nga makthet ku në ëndrra dëgjonim zërin e babait tim duke bërtitur dhe vraponim në shtëpi duke e kërkuar për të parë në mos është fshehur në dollap, sepse na mungonte shumë. Trupi në arkivol ishte shaka, ishte një makth i vërtetë, natyrisht ai nuk kishte vdekur, babai im i dashur nuk kishte vdekur!

Dhe tani këtu ishte ky shofer taksie, ky i panjohur, duke bërë komente për mua se isha jashtë dhe u shqetësova për atë që do të më thoshte a do të më bënte dikush, kur nuk kishte asnjë njeri përreth, në fakt, ishte humbja e të vetmit njeri që kisha dashur ndonjëherë që më bënte të ndjeja këtë frikë të pabesueshme, dhe kjo frikë shpërtheu në inat dhe unë i bërtita atij: “Çfarë the!?”

Dhe ja ku shfaqet tani, një shofer taksie, një i panjohur, duke më treguar mua se si isha jashtë dhe po shqetësohesha për atë se çfarë do të më bënte dikush, ku në fakt nuk ishte asnjë burrë përreth meje, dhe unë po ndjeja humbjen e njeriut të vetëm që kisha dashur ndonjëherë, këtë frikë të pabesueshme e cila u shndërrua në inat dhe i bërtita këtij njeriu: “Çfarë the!?”

Shoferi, siç mund ta parashikoni u zemërua nga tërbimi im dhe e ktheu makinën në autostradë, ai bëri një kthesë të paligjshme në një rrugë të rrezikshme dhe filloi të ngiste makinën përsëri për në New York City, larg shtëpisë time, ku nëna ime e dija se po më priste pranë dritares, duke e ndarë ankthin me thonjtë e saj që nuk i vendoste më.

Natyrisht, isha shumë e zemëruar, jo vetëm ndaj shoferit, por me gjithçka, të gjitha vdekjet dhe sëmundjet që do të duhej t’i duroja kur të gjithë të tjerët që njihja duhej të mendonin vetëm për takimet dhe se cilat ishin vendet më të mira për kokteje.

Fillova të godas sediljet e shoferit në taksi duke e goditur xhamin që ndan sediljet e pasme me ato të shoferit. Bërtisja tërë kohën, “NDALOJENI MAKINËN, BUDALLA!”, përderisa shqelmoja tërë kohën fillova të mendoja se ai do të më qonte diku për të më vrarë. Por nuk ndodhi ajo që mendova, gjithçka që ndodhi ishte se i kisha treguar shoferit se unë isha një “kurvë më e çmendur” se ai, bërtisja gjithmonë e më e fort, derisa më në fund ai ndali veturën dhe më la në rrugë, ku më pas më duhej edhe një orë tjetër që të arrija në shtëpi, ku nëna ime po qante dhe pinte cigare në tryezën e kuzhinës.

Ajo që më intereson më shumë është pse kur burrat sillen si të tërbuar, ne largohemi dhe u japim hapësirë. Por kur gratë e bëjnë këtë, ne etiketohemi si të egra, irracionale, të sëmura. Nëse jemi të ri dhe zemërohemi, atëherë thonë se ndodhë për shkak të drogave. Kur plakemi dhe zemërohemi, atëherë thuhet se nuk kemi marrë kurrë atë që kemi dëshiruar.

Çka më intereson më së shumti është se si mund ta ndryshojmë këtë. Ajo që kam mësuar pas një dekade bisede me gratë mbi dëshirat dhe frikërat e tyre është se një nga gjërat më të vështira nga të gjitha është të shtypësh inatin që të vie nga dekada abuzimi dhe keqtrajtimi, nga dekada e burrave që nuk dinë si të vazhdojnë një marrëdhënie platonike, të cilët thonë gjëra të tilla si: “Oh, askush nuk më mësoi këtë, askush nuk më tha se një gruaje mund të mos i pëlqente t’i thuhej të buzëqeshte kur po ecte në rrugë.”

Duhet ta ndryshojmë skenarin. Instinktet e burrave kanë qenë krenaria e vendit për kohë të gjatë. Instinktet e grave duhet të jenë gjithashtu.

Duke menduar se si ta ndryshoj skenarin, mund t’ju them se çfarë vendosa të bëj. Vendosa të mos kërkoja falje kur një burrë që bënte ca punë në shtëpi, preu disa tela aksidentalisht dhe unë bërtita “FUCK”. Unë isha në një takim të rëndësishëm në Zoom, kur papritur interneti dhe të gjitha dritat u fikën, dhe askush nuk më kishte paralajmëruar për këtë.

Po ta dija, takimin tim do ta kisha zhvilluar diku tjetër, së bashku me gjashtë takimet e mia të tjera. Sepse jam grua, jam e organizuar dhe jam bricjap. Ndërsa burri im ka një orar shumë të ngjeshur dhe ai vjen kur të mundet, mendoj se ai nuk kishte kohë të më paralajmëronte për këtë shkëputje që ndodhi. Burri im, i turpëruar nga zemërimi im, e mbylli derën dhe tha: “Ishte thjeshtë një aksident, qetësohu”.

Po, gjithashtu aksident ishte edhe kur i njëjti burrë shikonte gjinjtë e mi në vend që të më shikonte në sy, kur erdhi para një jave dhe i ra ziles, ani pse në derë thoshte që: “Jam në intervistë, ju lutem mos trokisni nëse nuk është shumë e rëndësishme”.

Por ai i binte ziles gjithsesi dhe pastaj kaluan 45 sekonda duke folur për kërpudhat që ai gjen ndërsa shikimin e mbante në gjoksin tim dhe duke më pyetur nëse kisha nevojë për këshilla peshkimi, sepse ai kishte parë mjetet e peshkimit në garazh një ditë më parë, dhe unë thashë: “Jam në mes të një interviste, më falni”, sepse jam mësuar të jem e mirë, mbi të gjitha, në fshehjen e tërbimit tim, dhe jam mësuar të kërkoj falje sa herë që jam tërbuar. Kështu që unë kërkova falje: “Më fal”, thashë, nuk mund t’i dëgjoj më këshillat tuaja budallaqe të padëshiruara për peshkim, sepse edhe unë kam punë, dhe puna ime është të mos dëgjoj zërin tënd që flet për kërpudha në mëngjes, siç nuk është puna jote që ta ndërpresësh internetin nga pakujdesia jote, por edhe nëse e bën atëherë puna jote si një qenie njerëzore është që të kërkosh falje dhe jo të qëndrosh aty duke e goditur tokën dhe duke mallkuar se si kabllo është kaq e cekët dhe se është faji i dikujt tjetër e jo i yti, sepse sigurisht, ju jeni “burrë”, kjo nuk është faji juaj por i dikujt tjetër.

Në mënyrë të ngjashme ishte “thjesht një aksident” kur një burrë në një furgon doli në korsinë e babait tim në një pasdite të bukur shtatori, duke bërë që makina e babait tim të rrëshqiste disa herë në ajër dhe babai im të lundronte nga dritarja anësore e shoferit dhe të përfundonte gjysmë i vdekur. Sidoqoftë, për të nuk ishte aksident, ku i njëjti burrë paditi pasurinë e babait tim për dëmet në automjetin e tij, një proces gjyqësor që na u dha në ditën kur e varrosëm babanë tim në tokë pas plagëve të marra nga ky aksident.

Kështu që, kur bërtas “FUCK”, pasi më ishte ndërprerë interneti, unë nuk jam thjesht një kurvë e çmendur dhe e tërbuar që nuk dëshiron të shqetësohet. Përkundrazi unë jam më shumë se aq dhe po marr kohë t’i them gjërat brenda meje me zë të lartë, sepse mbase herën tjetër që punëtori dëgjon një grua të bërtasë “FUCK”, ai do të jetë më shumë i familjarizuar me të, mbase më i gatshëm të kërkojë falje, ndoshta më pak i prirur për të shikuar tokën dhe të ndal gojën dhe fjalët që ai dëshiron t’i thotë me zë të lartë.

Nuk mendoj se ndonjë burrë i veçantë do ta lexojë këtë traktat mbi zemërimin, por nëse e lexon, mbase do ta kuptojë se, përveç çështjeve të mia me internet, vdekjes së babait tim dhe kancerit të nënës sime, unë gjithashtu jam e lodhur nga të gjithë burrat që më është dashur të shtirem se ndihem mirë, të gjithë burrat në lokale që nuk më tërhiqnin në mëngjes, jam duke menduar veçanërisht për një burrë që më kishte shkulur thithkat e mia, absolutisht pa leje, dhe më pas ishte zemëruar pse unë reagova shumë e zemëruar me të!

Në librin tim, është një burrë me emrin Vic që përpiqet ta bëjë Joan, protagonisten, të ndihet keq që nuk e do atë. Pas vdekjes së babait tim, unë kisha disa Vic të ndryshëm që nuhatnin përreth, duke nuhatur humbjen e babait tek unë, dhe ende jam shumë e zemëruar për këtë.

Mund të them që nuk jam e zemëruar vetëm me burrat, natyrisht. Unë jam gjithashtu e zemëruar me veten time. Unë jam e zemëruar me historinë time të faljes, jam e zemëruar në çdo kohë që u kërkova falje të huajve virtualë që ishin të zemëruar. Unë jam e zemëruar nga të gjitha kohët kur një burrë është përpjekur të më shtrëngojë në krahët e tij, për të më bërë të ndihem më mirë dhe unë duke mos dashur ta ofendoj kam krijuar justifikime, kinse diçka nuk ishte në rregull me mua që nuk doja të më përqafonin. Më vjen keq, e di që çdo grua tjetër në botë do të dëshironte krahët e tu rreth saj tani, por ka diçka që nuk shkon specifikisht me mua. Jam e ftohtë, jam e dehur, jam e dëmtuar. Dhe më vjen keq, e di që tani nuk po dukem aq nxehtë sa të të refuzoj drejtpërdrejt.

Unë gjithashtu jam e zemëruar me nënën time, e cila në kohën e saj kishte mjaft probleme për tu përballuar, ajo do të duhej të dinte edhe problemet me të cilat do të përballesha unë, ta dinte që të mos më kërcënonte me vdekjen e saj. 

Në Indiana, kur isha duke hulumtuar për librin tim të parë dhe isha pa asnjë kacidhe, shita shumë stoli të saj të çmuara. Isha mjaftë e frikësuar ta thoja me zë të lartë, që të mos më dëgjonte ajo. Megjithatë, unë kam vendosur të ndaloj të kërkoj faljen nga të gjithë dhe kjo përfshin edhe prindërit e mi të vdekur.

Tani e mirëpres nënën time të më vie natën të më kafshojë këmbët, sepse më ka marrë malli për të dhe do të doja ti thosha: “Përshëndetje Mama, mirë që të pashë, më fal që të shita stolitë. Por unë duhej ta bëja atë, edhe pse dija sa kisha frikë nga ti. Siç rezulton, edhe unë jam me të vërtetë jam një kurvë e çmendur.”

Lisa Taddeo

E përktheu: Medinë Dauti

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/lifeandstyle/2021/jun/13/lisa-taddeo-i-am-angry-at-my-history-of-apology?fbclid=IwAR1CKvj2x9gewX10-fE8LcL0XXTip3_hl9IDOdcdFV-n5klR-mIdkY5zUbo