Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1
Readings

Kjo është epokë që karakterizohet me ngritjen e grave

QIKA 22.4.2021

Angela Davis është akademike dhe aktiviste e njohur e të drejtave civile, të drejtave të grave dhe të burgosurve. Këtë vit asaj iu kërkua të mbante një fjalim në leksionin vjetor në kujtim të sociologut politik Nicos Poulantzas, me titull “Feminizmi shfuqizues: Teoritë dhe praktikat për kohën tonë”.

Në Athinë, në një dhomë të mbushur me 600 persona, e cila dukej shumë e vogël për një grua të jashtëzakonshme, Angela Davis filloi ligjëratën e saj fillimisht duke shprehur mirënjohjen e saj. Ajo falënderoi të gjithë të burgosurit politik grekë, të cilët në vitet 1970-1972, kur ajo po përballej me dënimin me vdekje, u bashkuan në luftën për solidaritet ndërkombëtar për lirimin e saj. Solidariteti ndërkombëtar, siç theksoi ajo, duhet të demonstrohet sot ndaj popullit Palestinez të cilët luftojnë pa pushim për të drejtat dhe jetët e tyre.

Feminizmi i Angela Davis lindi përmes marksizmit dhe poashtu përmes teorisë dhe luftërave kolektive. Këto dy ngjarje hapën rrugën për një feminizëm që përfshin gratë e zeza dhe ato të varfëra, të cilat janë kundër feminizmit të zakonshëm të bardhë borgjez. Nuk është e mundur të flitet për feminizëm të bardhë, jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Evropa nuk është më një kontinent i bardhë.

Ajo nuk mund të mos përmendte lëvizjen Black Lives Matter, në mënyrë që të theksonte se si gratë feministe dhe queer mund të ndryshojnë vetë natyrën e udhëheqjes brenda një lëvizje, duke e kthyer atë në një drejtim i cili thotë se nëse jeta e grave e zeza ka rëndësi, të gjitha jetët kanë rëndësi. Gjatë fjalimit të saj, ajo doli nga tema për të ndarë me audiencën përvojën e vizitës së saj në qendrën e okupuar “City Plaza” në qendër të Athinës. Ajo ishte e befasuar nga puna e aktivistëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur të krijojnë një komunitet i cili funksionon në mënyrë autonome, duke mbuluar nevojat materiale të njerëzve që luftojnë për një jetesë të denjë larg vendlindjeve të tyre.

Marrëdhënia mes racizmit dhe kapitalizmit:

Angela Davis ka studiuar marksizmin tërë jetën e saj. Pikërisht përmes kësaj metodologjie ajo përpiqet të kuptojë marrëdhëniet mes racizmit dhe kapitalizmit. E njëjta gjë vlen për gjininë dhe ndërhyrjet e saj në racë dhe klasë. Ajo që feminizmi, feminizmi ynë, përpiqet të bëjë, ndër të tjera, është të analizojë epërsinë e burrave të bardhë brenda kategorisë së “klasës”, duke marrë parasysh që gjinia i nënshtrohet vazhdimisht racës dhe klasës (dhe nuk duhet të harrojmë, faktorë të tjerë përcaktues të tillë si seksualiteti dhe aftësia). Edhe pse, siç pohoi ajo, nuk ishte e mundur të thelloheshim në këtë çështje, ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të analizimit të sfondeve dhe roleve në ndryshim të klasës punëtore. Ajo vërejti të gjithë hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë gjatë luftës dhe që nuk mund të interpretohen vetëm nga njëra kategori ose tjetra. Më pas, ajo iu referua lëvizjes trans, si dhe suksesit të saj në ekspozimin e rolit të ideologjisë në ndërtimin e konceptit të normalitetit. Normalizimi i gjinisë dhe mënyra si e kontestojmë atë, poashtu na çon të vëmë në pikëpyetje normalizimin e koncepteve të tjera, të tilla si qëndrueshmëria e kapitalizmit.

Zhdukja e feminizmit:

Pjesa kryesore e leksionit të Angela Davis u shpalos rreth konceptit të feminizmit shfuqizues. Fjalët e saj të para sqaronin se termi ishte plotësisht i parëndësishëm për heqjen e prostitucionit dhe se ajo padyshim dhe pa diskutim mbështet të drejtën e punonjësve të seksit për t’u organizuar vetë. Publiku duartrokiti me entuziazëm për të. Feminizmi shfuqizues është feminizmi që përfshin heqjen e aparatit shtypës, siç janë policia dhe burgjet, të cilat kanë përfshirë mbetjet e sistemit të skllavërisë përgjatë dekadave. Vetëm tani, në shekulli XXI, ne po përpiqemi të adresojmë disa nga pasojat e skllavërisë. Kështu, nëse pranojmë argumentin se sistemi i të dënuarve është një formë skllavërie, një përpjekje për të menaxhuar punën e zezakëve në mënyra që përsërisin institucionin e skllavërisë dhe se skllavëria nuk mbaroi deri në vitet ’40, kur sistemi u shfuqizua përfundimisht, kjo nënkupton se SHBA ka pasur 320 vjet skllavëri krahasuar me vetëm 70 vjet pa skllavëri. Kjo na çon drejt zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. Thirrja e Trump për të “bërë përsëri Amerikën të shkëlqyer” në të vërtetë është një thirrje për ta bërë Amerikën të vjetër, të bardhë dhe burrë. Angela Davis citoi në atë moment kandidaten senatoriale nga Alabama, të miratuar nga Trump, e cila tha “Amerika ishte e shkëlqyer në kohën kur familjet ishin të bashkuara. Edhe pse kishim skllavëri.”

Edukimi si material:

Gjithashtu, ajo iu referua lidhjes midis skllavërisë dhe kapitalizmit që formon atë. Ajo thotë se ne mund ta quajmë atë “kapitalizëm racor”. Tregtia e skllavërisë ka qenë një aspekt i rëndësishëm i akumulimit kapitalist dhe një mënyrë për të gjeneruar pasuri. Më pas, duke komentuar periudhën e parë të globalizimit, ajo iu referua universiteteve, arsimit të lartë dhe natyrës publike të tyre në Greqi, krahasuar me SHBA. Arsimi i lartë në SHBA jo vetëm që është shndërruar në material, por gjatë gjithë këtyre viteve ka prodhuar një ideologji që i bën studentët të paaftë të mendojnë për arsimin si diçka tjetër përveç një materiali. Duke vazhduar me efektet e globalizimit, ajo theksoi se ç ‘industrializimi i epokës së globalizimit krijoi bashkësi të tepërta. Komunitete që nuk kishin më mjete për të jetuar. Këta njerëz u bënë anëtarët e ri për kompleksin industrial në zhvillim të burgjeve. Komunitete të synuara janë njerëzit me ngjyrë. Burgjet u bënë vende për të strehuar ata që nuk mund të gjenin më vend në një botë nën ndryshimin kapitalist. Pak kohë më vonë, vet burgjet u bënë burime fitimi. Siç pretendonte ajo, kjo është arsyeja pse termi “kompleks industrial i burgut” u krijua dhe iu ofrua atyre që përpiqen të kuptojnë rolin e dënimit në formësimin e marrëdhënieve shoqërore. Termi shpërfaqë lidhjen midis kapitalizmit global, kapitalizmit racor dhe ndëshkimit shtetëror. Kjo lidhje dhe sigurisht ajo që quhet kompleksi industrial i burgjeve, gjen një kuptim specifik tani, gjatë “krizës së migrantëve/refugjatëve”.

Si mund ta trajtojmë dhunën pa e riprodhuar atë?

Angela Davis ka punuar në burgje pothuajse tërë jetën e saj. Nga fillimi i karrierës së saj kur angazhohej për të mbështetur të burgosurit politik deri më tash kur angazhohet që të shfuqizojë këtë sistem (shfuqizimi si një thirrje për të ri-imagjinuar drejtësinë), një nga çështjet më themelore për të është gjetja e mënyrave të reja për të adresuar dëmin. Si mund ta trajtojmë dhunën pa e riprodhuar atë? Sigurisht, feminizmi shfuqizues ka qenë objekt i një kritike të gjerë edhe në emër të qarqeve feministe. Kjo kritikë fillon nga pranimi se, sidomos tani, gratë të paktën kanë arritur të kriminalizojnë ngacmimet seksuale, dhunën në partneritet familjar dhe intim dhe t’i bëjnë dhunuesit burra përgjegjës. Çfarë presim nga shfuqizimi i këtij sistemi? Angela Davis dhe mbështetësit e feminizmit shfuqizues i bëjnë thirrje të gjithëve që të mendojnë mënyra të reja për përballuar dhe adresuar dhunën gjinore. Pikërisht për këtë, ajo gjen tek feminizmi shfuqizues një përgjigje ndaj “feminizmit carceral”, termi që përshkruan ligjin dhe rendin e aktivizmit feminist që synon të përdorë aparatin ndëshkues shtetëror në mënyrë që të sjellë drejtësi shoqërore për gratë. Duke cituar Beth Richie nga libri “Drejtësi e burgosur: Gratë e zeza, dhuna dhe kombi i burgosur i Amerikës”, “një feminizëm që mbështetet në kriminalizim jo vetëm që do të lexojë botën e dhunës gjinore, por ky lloj feminizmi poashtu do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi që do të mbajë racizmin strukturor brenda burgjeve nëpër botë që kanë një numër të madh të njerëzve nga komunitetet zezake dhe latine, nga Jugu Botëror dhe nga komunitetet indigjene”.

Epokë e karakterizuar me ngritjen e grave:

Angela Davis ishte e sigurt kur tha se kjo është një epokë që karakterizohet me ngritjen e grave. Ajo nuk mund të mos përmendte marshin e grave në Washington pas përurimit të Trump, duke e karakterizuar atë si një nga përvojat që zbulon se si kemi arritur ngjarjen historike, ku një punë e bërë për vite me radhë ka filluar të prodhojë rezultate të dukshme. Shumë burra të zi brenda lëvizjes Black Lives Matter e identifikojnë veten si feministë dhe e njohin feminizmin si metodologji të luftës. Kur gratë e zeza dhe gratë me ngjyrë ngrihen, e gjithë bota ngrihet. Kur njerëzit rezistojnë, kur bëjnë thirrje për një botë më të mirë, vizioni ynë gjen fokusin e tij. Kështu, lufta  e sotme është themel për luftën e së nesërmes, duke u mundësuar brezave të ardhshëm të vazhdojnë këtë punë.

Ruajtja e kujtesës historike:

Angela Davis përfundoi ligjëratën e saj duke thënë se kjo është pikërisht korniza në të cilën të gjithë duhet të mendojmë për luftën palestineze. Ne duhet të ruajmë kujtesën historike, duke pranuar që populli palestinez nuk u dorëzua asnjëherë dhe kështu i marrim ata si shembull frymëzues të rezistencës në të gjithë botën. Njoftimi i Trump se ai do të shpall Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duhet të marrë një përgjigje nga të gjithë ne në fuqizimin dhe mbështetjen për lëvizjen Bojkoti, Zhvendosja dhe Sanksioni (BDS).

Angelina Giannopoulou

E përktheu: Greta Avdyli

Tekstin origjinal mund ta gjeni në:https://www.transform-network.net/en/blog/article/this-is-an-era-defined-by-the-rise-of-women/