Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1
Readings

Kuptimi i fazave mujore tё kalendarit tё ciklit tuaj menstrual

QIKA 24.5.2021

Ёshtё dita e parё e fillimit të menstruacioneve dhe ndodhë që jeni e lodhur aq sa vetёm idea e përgatitjes sё njё tosti ju shpie drejt shtyrjes sё alarmit tё gjumit. Deri nё ditёn e 15, gjendja juaj emocionale ёshtё përmirësuar dhe jeta nuk duket mё aq e keqe.

A ju duket kjo situatë e njohur? Mirë se vini në botën e ngazëllyer të hormoneve. Do të shohim se si ndryshon niveli i hormoneve përgjatë ciklit dhe si ndikon në atë çfarë bëni dhe si ndiheni. 

Sa zgjatë cikli menstrual?

Numërimi i ciklit menstrual bëhet nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve deri më ditën para se të fillojnë menstruacionet tjera të radhës. Pra, mesatarisht do të keni 450 cikle përgjatë jetës. Cikli mesatar zgjatë 28 ditë, por çdo cikël prej 21 deri 40 ditë konsiderohet normal. Mund ta konsideroni si opsion përdorimin e kalendarëve te periodave për përcjelljen e ciklit.

Çfarë ndryshime mundemi të presim gjatë ciklit?

Nuk janë vetëm ndodhitë në shkollë apo shtëpi që ndikojnë në ndjenjat e tona. Këto ndodhi mund të jenë krejtësisht në rregull dhe gjërat ende të duken se nuk janë në terezi. Kjo ndodhë për shkak se hormonet gjatë gjithë kohës janë duke ndryshuar përgjatë ciklit dhe kështu kanë ndikim në mënyrën se si ndihemi. 

Imagjinoni sikur hormonet të jenë njerëz të vërtetë (ekzistojnë një numër i madh i tyre- Estrogjeni, Testosteroni dhe Progesteroni – janë disa shembuj). Tani paramendojini të ulur në dy anët e kundërta të peshores. Ndonjëherë arritja e balancës duket e thjeshtë, ndërsa ndonjëherë jo dhe aq. Tani paramendoni Estrogjenin duke kërcyer nga peshorja duke i hedhur anën tjetër të gjithë në erë, e bashkë me këtë duke larguar edhe ndjenjën e këndshme sikurse ecja gjatë perëndimit te diellit qe ishit duke e shijuar. 

Sigurisht, përpos në ndikimin e pa-parashikimit të ndjenjave që luajnë hormonet, kanë ndikim edhe në; se sa ndihemi të uritur, sa ndihemi energjik, nivelin e përqendrimit dhe çuditërisht në forcën fizike. Pra është më se normale që gjithë këto gjëra të ndryshojnë përgjatë ciklit- gjatë vajtje ardhjeve të hormoneve.

 Java 1 (ditët 1-7)

Fillimi i menstruacioneve! Niveli i estrogjenit është më i ulëti në ditën e parë, pra mos u çudisni nëse ju mungon energjia. Mund të ndjeni dhimbje në dy ditët e para të gjakderdhjes, ose të ndiheni të lodhur, të hidhur apo të zymtë. Gjithashtu gjinjtë mund të ju vinë të rënda ose të buta.

Me kalimin e ditëve estrogjeni do të ngrihet dhe ju do të ndiheni më të mprehta dhe më të fokusuara- lajm i mirë nëse keni për të përfunduar gjëra me rëndësi.

Mos harroni që këtë javë të shkoni sipas rrjedhës – kur ndiheni të lodhura të pushoni, kur jeni të uritura të hani dhe nëse keni nevojë të ndani gjëra me njerëz të flisni. Duken si gjëra të thjeshta, por këto janë gjëra që shpeshherë i harrojmë, është e rëndësishme të dimë se trupi ynë ka ndikim në mendjen tonë dhe anasjelltas. 

Java 2 (ditët 8-14)

Ndiheni gazmore? Falënderoni rritjen e nivelit te estrogjenit dhe progesteronit. Tani gjakderdhja ka pushuar (menstruacionet zgjasin mesatarisht 3 deri në 8 ditë), estrogjeni dhe testosteroni janë ne ngritje e sipër dhe me siguri ndiheni përplot energji.

Libidoja juaj (e njohur ndryshe si shtytja për seks) është ngritur. Kjo është koha kur personi i ulur pranë teje në klasë – ai të cilin se keni vënë re deri më tani – përnjëherë duket shumë tërheqës. 

Nëse keni bindur veten se nuk mund të arrini në përfundimin e detyrave, tani është koha që mund të ndiheni se mundeni të kryeni çdo gjë. Por keni kujdes, gumëzhima e tepërt e hormoneve mund ta rris ankthin, pra rrethohuni me njerëz që iu besoni, uleni konsumimin e kafeinës dhe pijeve energjike dhe që të ndiheni mirë, tentoni të bëni ushtrime të lehta fizike si noti, joga etj.

 Java 3 (ditët 15-21)

Me zhytjen e niveleve të estrogjenit mund të ndiheni paksa më të shfryra. Mirëpo me ngritjen e nivelit të progesteronit mund të ju thithet energjia, gjë që iu jep arsye për të qëndruar në shtrat.

Deri kah fundi i javës nivelet e hormoneve ngrihen dhe balancohen, duke sjellë me vete një ndjenjë qetësie dhe mirëqenieje. Me pak fjalë peshorja është balancuar edhe një herë. 

Ovulimi është një ngjarje e madhe këtë javë. Kjo do të thotë se keni mundësi për të ngelur shtatzënë nëse keni pasur marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.

Java  4 (ditët 22-28)

Disa e quajnë java e Sindromi Paramenstrual (SPM) për shkak se estrogjeni, testosteroni dhe progesteroni bien ashpër, duke rezultuar në një gjendje shpirtërore më të errët se zakonisht. 

Për shkak të lëvizjes së hormoneve gjendja juaj mund të jetë e çrregullt – nuk duhet të befasoheni nëse irritoheni p.sh nga mënyra se si ushqehet ndonjë shok i juaji (edhe pse nuk ju ka penguar më parë) ose nëse jeni duke bërtitur për shkak se keni humbur autobusin për një sekond.

Zhytja e papritur e estrogjenit mund t’ua trazoj edhe gjumin (ky hormon përmban serotoninë për rregullimin e gjumit). Por, mundohuni të mos shqetësoheni. Kjo është shumë njerëzore dhe sikurse çdokush tjetër do t’i keni ngritjet dhe zbritjet shpirtërore. Ndonjëherë çkyçja nga  bota mund të iu bëjë mirë, pra bëni dush, bëni masazh apo vetëm shikoni TV. Kjo mund ta balancoj gjendjen tuaj shpirtërore.

 Sa zgjasin menstruacionet?

Zakonisht menstruacionet zgjasin 5 ditë, por është e zakonshme që gjakderdhja të zgjasë prej 3 deri 8 në ditë. Gjakderdhja më e madhe zakonisht ndodhë në dy ditët e para të menstruacioneve.

Sa ditë ka ndërmjet menstruacioneve?

Cikli tipik zgjatë 28 ditë, megjithëse zgjatja prej 21 deri 40 ditë konsiderohet normale. Numërimi fillon nga dita e parë e menstruacioneve. Për të kuptuar se sa ditë keni në mes dy menstruacioneve, thjesht zbritni mesataren e ditëve me gjakderdhje nga gjatësia mesatare e ciklit mujor. Shumë e komplikuar? Gjithmonë mund te përdorni aplikacionet për gjurmimin e ciklit.

Si duhet të duken menstruacionet?

Në ditët me gjakderdhje më të madhe, gjaku juaj është i kuq, por në ditët me rrjedhje më të lehtë mund të ketë ngjyre rozë, kafe apo të zezë. Konsistenca mund të ndryshojë nga shumë e dendur apo shumë e hollë. Nëse keni shqetësime rreth menstruacioneve, konsultojeni mjekun tuaj.  

Çfarë sasie gjaku humbasim gjatë menstruacioneve?

Përderisa na duket si sasi e madhe e gjakut, mesatarja sillet rreth dy deri në tri lugë te mëdha që është e barabartë me rreth 30 deri 45 mililitra. 

Cilat produkte menstruale janë të duhurat?

Produktet që ju përdorni janë personale dhe varen nga ju. Është e rëndësishme të ndiheni rehat, të sigurt dhe të mos shqetësoheni për rrjedhje. Ka shumë opsione nga pecetat ultra, tamponët, kupat menstruale e deri te të brendshmet e ri-përdorshme.  

Si duhet të veproj nëse jam e shqetësuar për menstruacionet e mia?

Nëse jeni të shqetësuar, flisni me dikë që i besoni. Mund të jetë nëna juaj, motra, shoqja apo kolegia. Mund të ju ndihmojnë që të qetësoni mendjen, të ju këshillojnë lidhur me veprimet dhe të ju ofrojnë mbështetje. Kur keni dyshime, caktoni një termin dhe diskutoni me mjekun. 

Çka nëse gjërat nuk duken mirë?

Provoni të bisedoni me dikë, ose sy më sy ose përmes telefonit. Të gjithë e dimë se mund të jetë e vështirë të jeni të hapur me të tjerët, por ana pozitive e ndarjes së problemeve me dikë që i besoni është se e pranoni mbështetjen dhe ndihmën.

Në të shumtën e kohës, do të siguroheni se çdo gjë që jeni duke kaluar është normale – nga menstruacionet e parregullta (stresi mund të shkaktoj gjëra të çuditshme në ciklin tonë) deri tek gjendja e rënduar emocionale. 

Nëse me të vërtetë besoni se mënyra se si po i përjetoni menstruacionet nuk është “normale” (nëse gjendja e rëndë emocionale po vazhdon për disa javë, nëse ndiheni jashtë kontrollit apo dhimbjet menstruale janë shumë të rënda) sigurohuni t’i tregoni ndokujt. Një shoqe, një pjesëtari i familjes, një  mësimdhënëseje apo ndonjë linjë telefonike për ndihmë mund të jenë zgjidhje të mira. Mbani mend se ka njerëz që mund të ju ndihmojnë dhe se nuk duhet ta mbani këtë shqetësim vetëm për vete.

Linku i artikullit origjinal: https://www.bodyform.co.uk/myths-and-facts/puberty/menstrual-cycle-calendar/