Aborti dhe metodat e kontrollit të lindjes janë po aq të lashta sa qytetërimi.
Të krishterët ungjillorë janë përpjekur prej kohësh të ndikojnë në politikat e qeverisë rreth abortit dhe planifikimit familjar bazuar në fragmentet e Dhiatës së Vjetër në të cilën thuhet se një fetus ka jetë dhe duhet të mbrohet. I njëjti tekst është edhe në librin e shenjtë tek Bibla Hebraike e Judaizmit, ndërsa me kalimin e kohës tradita hebraike ka ardhur në përfundim të kundërt duke pohuar se fetuset nuk kanë shpirt dhe ndërprerja e shtatzënisë nuk është krim. Madje edhe këmbëngulë nëse jeta e nënës është në rrezik, aborti është i domosdoshëm. Studimet nga Qendra Kërkimore Pew tregojnë se 83% e atyre në komunitetet hebraike në SHBA mbështesin të drejtat e abortit (krahasuar me 73% të popullsisë së përgjithshme).
Talmudi, një tekst hebre dypjesësh i përbërë nga mendime, debate dhe diskutime me vlerë shekullore, shpjegon se për dyzet ditët e para të shtatzënisë, fetusi konsiderohet “thjesht lëng” dhe pjesë e një gruaje deri në lindje. Foshnja nuk konsiderohet ‘nefesh’ (fjalë hebraisht për ‘shpirtin’) derisa koka e tij të ketë dalë në jetë. Për më tepër, aborti lejohet nga ‘pikuach nefesh’, parimi në ligjin hebre që ruajtja e një jete njerëzore tejkalon pothuajse të gjitha konsideratat e tjera fetare.
“Unë gjithmonë i kam shërbyer dhe kam shikuar politikën përmes një lente hebreje. Kështu për mua, kur mendoj për të drejtën e një gruaje për të bërë zgjedhjet e saj riprodhuese, tradita hebraike që më është mësuar gjithmonë thotë se jeta ekzistuese duhet të ketë përparësi mbi jetën e mundshme, jeta e gruas dhe dhimbja e saj të ketë përparësi mbi një fetus”, tha përfaqësuesja amerikane Debbie Wasserman Schultz, gruaja e parë hebraike që përfaqësoi Floridën në Kongres.
Prej kohësh ka pasur mbështetje të përhapur në mesin e komuniteteve hebraike për autonominë trupore të grave, ndryshe nga pakica e vogël por shumë e zhurmshme që i sheh gratë si, sipas fjalëve të George Carlin, “brengosëse për shtetin”. Këshilli Kombëtar i Grave Hebraike, një organizatë 126-vjeçare, ndihmoi në krijimin e disa prej klinikave të para të kontrollit të lindjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, historia e abortit dhe kontrollit të lindjeve shkon shumë më prapa në histori dhe tregon se pse aborti i ligjshëm, i arritshëm dhe i sigurt duhet të qëndrojë!
Metodat e hershme mbi kontrollin e lindjes ishin të diskutueshme në rastet më të mira dhe të rrezikshme në rastet më të këqija.
Metodat më të hershme të njohura të kontrollit të lindjes datojnë mijëra vjet, që nga Mesopotamia e lashtë, rreth vitit 1850 PES. Rrotullat e zbuluara të papirusit përmbajnë udhëzime se si të përzihet mjalta së bashku me gjethet akacieje dhe garza për ta lyer qafën e mitrës që të mos depërtoj sperma. Papirusi gjinekologjik Kahun përmban përshkrimet e pesarisë (blloqe që futen në vagjinë nga çamçakëzi) të akacies që përdorej si kontraceptiv.
Ndërsa egjiptianët e lashtë dhe mesopotamianët përzien plehun e krokodilit me përbërës të tjerë për të formuar pesarinë.
Gratë në Egjiptin e lashtë, asirianet, greket dhe kinezet u përpoqën të parandalonin ngjizjen duke pirë një ose një kombinim të substancave helmuese të merkurit të lëngshëm, plumbit të lëngshëm ose arsenikut, të cilat çuan në dështim të veshkave dhe mushkërive, si dhe dëmtime në tru.
Në Egjiptin e Lashtë, një metodë tjetër për kontrollin e lindjeve ishte edhe ushqyerja e zgjatur me gji deri në tre vjet.
Bima e silfiumit, e cila kishte prejardhjen nga Afrika e Veriut, ishte një kontraceptiv i popullarizuar në Greqinë e lashtë dhe Romë. Kultivimi i tepërt i silfiumit, i cili rritet vetëm në një zonë të vogël të Libisë së sotme, përfundimisht shkaktoi zhdukjen e fetusit.
Në Greqinë e lashtë, shumë bimë u përdorën për të kontrolluar lindjet, të tilla si asafoetida, e cila ishte pjesë e familjes së silfiumit (tashmë e zhdukur si bimë) dhe dantella Mbretëreshës Anne, e cila ende sot përdoret për të kontrolluar lindjet në Indi. Gratë gjithashtu pinin edhe kripe bakri, e cila ishte mjaft toksike, ajo tretej në ujë dhe parandalonte shtatzëninë deri në një vit. Gjithashtu, sfungjerët e njomur të detit të bërë me uthull ishin ekuivalent me sfungjerët modernë të njomur në spermicid. Ndërsa prezervativët ishin bërë nga zorrët e deleve që pastroheshin dhe lidheshin.
Abortet dhe kontraceptivët nxitën akuza për magji të zezë
Në mesjetën evropiane, kur Kisha Katolike dënonte kontrollet e lindjeve si imorale, gratë që përdorën kontraceptivë ose kishin kryer aborte u akuzuan për magji. Gratë eksperimentuan duke futur barëra dhe bimë në vagjinat e tyre që mendonin se do të bllokonin spermën, si dhe përzierje bimore për të shkaktuar abort.
Prezervativët kanë ekzistuar që nga Rilindja. Ato u shpikën për shkak të shpërthimeve të sifilisit në Evropën Perëndimore dhe në fillim nuk u përdorën për parandalimin e shtatzënisë deri në fillim të viteve 1600.
Ishte një kohë kur abortet ishin të pakontestueshme
Në fillim e deri në mesin e viteve 1800, abortet u konsideruan të ligjshme deri në “shkelmimin”, kur lëvizja e fetusit mund të ndihej në bark. Nga 1830 deri më 1860, abortet u rritën në mënyrë të konsiderueshme, ku një në pesë gra shtatzëna, kryenin aborte. Gratë kishin aborte të shkaktuara nga droga ose nga mjekët dhe praktikuesit e tjerë të trajnuar që kryenin aborte kirurgjikale. Gratë e bardha, të klasës së lartë ose të mesme, të martuara, protestante kishin kryesisht më së shumti aborte në atë epokë.
Para Aktit Comstock në vitin 1873, kontraceptivët dhe aborti ishin të ligjshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara Para se të shpikeshin kontraceptivë më efektivë dhe më të sigurt, gratë përdorën supozitorë dhe pesare vagjinalë që bllokonin spermatozoidet dhe spermicidet antiseptike.
Produktet u tregtuan si produkte të “higjienës femërore”, ose “larje femrash, tonikë femra dhe ilaçe femrash”.
Në gjysmën e fundit të shekullit XIX, teknikat e reja të prodhimit dhe rënia e çmimit të llastikut rritën popullaritetin e prezervativëve si një mjet për të parandaluar shtatzënitë dhe SIT (sëmundjet e transmetueshme seksualisht). Ndërsa në vitin 1909, pajisjet e para intrauterine të bëra nga zorrët e krimbit të mëndafshit u prezantuan dhe u zhvilluan më tej gjatë viteve 1920 në Evropë.
Qasja në kontrollin modern të lindjeve u zbulua nga burrat të cilët e mbanin sekret
Pilulat kundër shtatzënisë ishin zbuluar në vitin 1950, megjithatë, ato nuk ishin në dispozicion deri në vitin 1960. Në mes të kësaj dekade, çështja historike e Gjykatës Supreme Griswold v. Connecticut, rrëzoi vendimin që ndalonte çiftet e martuara të përdornin kontraceptivë. Legalizimi për përdorimin e kontraceptivëve nga çiftet e pamartuara u bë në vitin 1972.
Gati pesëdhjetë vjet më parë, gratë arritën një fitore të luftuar prej kohësh me vendimin e Roe v. Wade të vitit 1973. Grupet e së djathtës ekstreme janë përpjekur ta shkatërrojnë që nga ajo kohë këtë vendim (pavarësisht statistikave që zbulojnë hipokrizinë e tyre), kjo përpjekje ka goditur mjaft rënd në Teksas me ligjin e ri kundër abortit, i cili inkurajon taktika fashiste ku njerëzit paguhen deri në 10.000$ nëse spiunojnë gratë e komunitetit të tyre nëse ato dëshirojnë të abortojnë. Aktorja Rosanna Arquette përmblodhi ndjenjat e shumë grave kur shkroi në Twitter: “Get your Nazi boots off our Wombs” (Hiqni çizmet e juaja naziste nga mitra jonë[PE1] ).
Shumë mbështetës të të drejtave të njeriut për gratë filluan të luftonin menjëherë kundër ueb-faqes që kishte krijuar Teksasi për raportimin e aborteve derisa ajo u mbyll pas pak ditësh. Disa madje filluan edhe të raportonin guvernatorin e Teksasit Greg Abbott dhe disa të tjerë për trajtimin e antitrupave monoklonalë që rrjedhin nga indet e fetusit, si dhe personat që ishin kundër vaksinës dhe maskës për Covid-19, të cilët vazhdonin të përhapnin virusin dhe dezinformimin. Si rrjedhojë, GoDaddy përfundimisht refuzoi të vazhdoj rregullimin e faqes meqenëse shkelte rregullat dhe parimet e shërbimeve të tyre.
Gjithsesi, lufta nuk ka mbaruar. Shtetet e tjera janë duke u përgatitur që të bashkohen me Teksasin në këtë rrugëtim me ide të prapambetura.
Herë pas here statistikat kanë treguar se normat e abortit janë më të ulëta në vendet ku aborti veçse është i ligjshëm dhe i arritshëm. Për të kuptuar më mirë pasojat që shkakton aborti i jashtëligjshëm, mund të marrim shembullin dhe tmerrin distopik të Rumanisë nën udhëheqjen e Nicolae Ceausescu.
Në datën 2 tetor janë organizuar marshe të grave në të gjithë SHBA-në dhe ne së bashku me aleatët që qëndrojnë me ne dhe mbështesin të drejtat tona, do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet ndërsa kërkojmë për herë të njëmbëdhjetë që të drejtat tona riprodhuese dhe qasja në siguri dhe planifikim efektiv të familjes për ata që bëjnë atë zgjedhje të respektohen.
Jennifer Lee
E përktheu: Medinë Dauti
Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://aninjusticemag.com/women-throughout-history-have-refused-to-be-host-bodies-3c5290b731a7