Për QIKA 1≠1

Adelina Hasani

Adelina Hasani është hulumtuese dhe publiciste. Ajo është bashkëthemeluese dhe ka shërbyer si kryeredaktore e Prizma Medium. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë (Turqi). Ka përfunduar studimet master (MA) në të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci në Evropën Juglindore (ERMA) në Universitetin e Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Universitetin e Bolonjës (Itali). Doktoraturën e ka përfunduar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë, me disertacionin me titull “Transformimi i Politikës së Sigurisë së Federatës Ruse: Shtetet e ish-Jugosllavisë”.

Adelina është autore e disa publikimeve dhe ka mbajtur prezantime akademike mbi barazinë gjinore dhe nacionalizmin në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe mbi politikën e jashtme ruse. Ajo gjithashtu ka shërbyer si këshilltare e jashtme për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës gjatë përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aktualisht, punon si Udhëheqëse e Hulumtimeve në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED).