Viti 2025 shënon vazhdimësinë e sfidave strukturore dhe shoqërore që ndikojnë në realizimin e të drejtave të grave në Kosovë, pavarësisht ekzistencës së një kornize ligjore që garanton barazinë gjinore. Pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës, përfaqësimi i kufizuar në proceset vendimmarrëse dhe praktikat patriarkale vazhdojnë të kufizojnë qasjen e tyre në mundësi ekonomike dhe sociale.
Vendimi i grave në Kosovë për të hequr dorë nga trashëgimia është produkt i presionit familjar, normave shoqërore, mungesës së informimit dhe mangësive institucionale që kufizojnë lirinë e ushtrimit të kësaj të drejte. Ani pse legjislacioni garanton barazi në trashëgimi, kërkesa apo vendimi për të marrë hisen bart kosto të lartë për gratë. Andaj, ato shpesh, të gjendura përballë një zgjedhjeje të kushtëzuar mes së drejtës ligjore dhe përkatësisë familjare, bëjnë kompromis me të drejtën në pronë në këmbim të ruajtjes së raporteve familjare.
Në Kosovë, ngacmimi seksual online është bërë një formë e re e dhunës së vjetër. E përditshme, e normalizuar dhe pothuajse gjithmonë e pandëshkuar, kjo formë e dhunës po prek pothuajse çdo vajzë e grua. Nga komentet fyese e mesazhet me përmbajtje seksuale, deri te shantazhet dhe përndjekja digjitale, hapësira virtuale po i detyron gratë të heshtin, distancohen e të vetëcensurohen. Ndërkohë, institucionet ngecin, ligjet janë të vjetruara dhe drejtësia hesht.
Ky raport vjetor përmbledh sfidat dhe zhvillimet kryesore që lidhen me drejtësinë dhe barazinë gjinore në Kosovë gjatë vitit 2024. Raporti trajton qasjen e grave në punësim, punën e papaguar dhe atë joformale, dhunën me bazë gjinore, qasjen në shërbime shëndetësore dhe sfida të tjera me të cilat përballen gratë në Kosovë.
Ky botim ngre një pyetje thelbësore: Si mund ta organizojmë punën
në mënyrë që të çlirojë gratë? Në ç’masë është kjo e mundur? A
mjafton reforma apo duhet një destabilizim më i gjerë?
Ky raport ofron një pasqyrim gjithëpërfshirës të ngjarjeve, zhvillimeve dhe të dhënave kyçe për vitin 2023 në fushën e drejtësisë dhe barazisë gjinore.
Këto tekste të larmishme për nga temat që trajtojnë, e të fuqishme për nga qëndrimet, janë ofruar të përkthyera në gjuhën shqipe për herë të parë si koleksion - Nëpër Feminizëm.
Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane janë ndër grupet më të cenueshme në shoqërinë tonë dhe historikisht janë trajtuar si qytetare të dorës së fundit. Ato përballen çdo ditë me përbuzje, armiqësi dhe diskriminim shoqëror e institucional.