Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Partitë u përfaqësuan nga burrat

QIKA 16.2.2021

Grafikonat më poshtë paraqesin monitorimet e Qendrës për Informim Kritikë dhe Aksion – QIKA për pesë kanale televizive, të cilat kanë organizuar më së shumti debate gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Periudha e monitorimit pasqyron komplet ditët e fushatës zgjedhore nga data 3 shkurt deri më datën 12 shkurt dhe të dhënat përfshijnë vetëm përfaqësuesit e subjekteve politike që ishin garuese në këto zgjedhje.

Të dhënat shpërfaqin përfaqësim të pabarabartë të burrave dhe grave të subjekteve politike në debate televizive. Në total, partitë politike në këto emisione janë përfaqësuar me 57 burra dhe vetëm 10 gra.

QIKA konsideron se kjo formë e pabarabartë e përfaqësimit tregon se si partitë politike gjatë fushatës zgjedhore u kanë dhënë hapësirë burrave më shumë se sa grave që të prezantojnë qëndrimet e tyre politike. Në këtë mënyrë vlerësojmë se gara zgjedhore ishte e pabarabartë dhe se gratë kandidate u ballafaquan me më shumë vështirësi se sa burrat kandidatë. Përderisa kemi një nën përfaqësim të tillë të grave në sferën publike, nuk mund të flasim për kushte që mundësojnë përfshirjen dhe angazhimin politik të tyre.