Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Sa është e sigurt hapësira digjitale për gratë dhe vajzat? Plotëso pyetësorin

QIKA 14.5.2025

QIKA po zhvillon një hulumtim mbi përvojat e grave dhe vajzave në Kosovë që janë përballur me ngacmime seksuale dhe forma të tjera të dhunës në hapësirat digjitale. Kjo dhunë është reale, e përhapur dhe po ndikon thellësisht në jetën, sigurinë dhe mirëqenien e shumë prej nesh.

Të dhënat që po mbledhim përmes këtij pyetësori do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë përvojat dhe përmasat e dhunës dhe ngacmimit seksual në internet.

Pyetësori është krejtësisht anonim dhe asnjë e dhënë personale nuk do të regjistrohet.

Plotëso pyetësorin: https://forms.gle/xKYDACTM1bsyxkji7

Ngacmimi seksual online dhe dhuna me bazë gjinore në hapësirat digjitale përfshijnë çdo sjellje të padëshiruar, fyese, poshtëruese ose kërcënuese që ndodh përmes internetit, me qëllim dëmtimi ndaj një personi për shkak të gjinisë apo seksualitetit të tyre.

Këto forma dhune përfshijnë, por nuk kufizohen në: dërgimin e mesazheve seksuale të padëshiruara; komentet fyese ose seksualizuese në rrjete sociale; përndjekja online (ndjekja apo kontaktimi i vazhdueshëm pa dëshirë); shantazhi me foto/video personale; publikimi i materialeve intime pa pëlqim; dhunë verbale me përmbajtje seksiste, mizogjene ose homofobike; kërcënime për përdhunim, dhunë fizike.