Alb Eng
Për QIKA 1≠1

S’jemi kaçika!

QIKA 11.10.2024

Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen grave dhe vajzave. Sot, QIKA ndërmori një aksion simbolik kundër këtyre reklamave, të cilat, ndër të tjera, krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës. Kjo gjuhë objektifikon gratë duke i trajtuar si produkte konsumi dhe shitjeje.

Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që menjëherë të largojë këto reklama nga tualetet publike.

Gratë dhe vajzat nuk janë “kaçika” e as mjete marketingu.