QIKA po kërkon një ekspert/e mbi dhunën me bazë gjinore që do të ofroj sesione informuese për nxënës të pesë shkollave fillore në Kosovë për adresimin e gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimeve seksuale online. Qëllimi i projektit është të krijoj hapësira më të sigurta për nxënësit, për të rritur vetëdijesimin dhe për t’i njoftuar për format e raportimit.
Objektivat kryesore:
-Rritja e ndërgjegjësimit mbi rreziqet dhe pasojat e ngacmimit seksual online dhe gjuhës së urrejtjes.
-Fuqizimi i nxënësve për të njohur, raportuar dhe parandaluar sjelljet e rrezikshme online.
-Promovimi i hapësirave digjitale më të sigurta përmes edukimit dhe avokimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Si ekspert/e mbi Dhunën me Bazë Gjinore, ju do të:
-Bashkëpunoni me ekipin tonë për të dizajnuar dhe realizuar pesë sesione informuese të përshtatshme për moshat 11-15 vjeç.
-Zhvilloni materiale edukative, përfshirë broshurë, të cilat adresojnë ngacmimet online, gjuhën e urrejtjes dhe praktikat e sigurta në internet.
-Ofroni udhëzime dhe mjete praktike për të ndihmuar nxënësit në përdorimin e hapësirave digjitale në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
Kualifikimet dhe përvoja:
-I/e diplomuar në studime gjinore, psikologji, punë sociale, edukim ose të ngjashme.
-Eksperiencë të punës në çështje gjinore.Ekspertizë në parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore, veçanërisht ngacmimeve online dhe gjuhës së urrejtjes.
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
Si të aplikoni
-Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë:
-CV
-Letër motivimi
-Një kontakt reference
-Dërgoni aplikimin tuaj në office@qika.org
Pagesa për angazhim ditor është 142.86 EUR bruto.
Afati i fundit për aplikim është data 4 shkurt.
______________________________________________________________________________________________________
Kjo thirrje është publikuar në kuadër të projektit “Raportimi i të Drejtave dhe Lirive Digjitale” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Kjo thirrje është përgjegjësi e vetme e BIRN si drejtues i projektit dhe QIKA si përfituese e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.