QIKA po kërkon një fotograf/e me përvojë për t’u angazhuar në punë në terren në kuadër të projektit “Demokracia e Informuar: Promovimi i një ekosistemi të shumëllojshëm dhe të qëndrueshëm të medias” i cili implementohet nga QIKA në bashkëpunim me Kosovo 2.0 dhe Instituti Musine Kokalari të financuar nga Bashkimi Europian.
Njëri nga aktivitetet e këtij projekti është shkrimi i tre artikujve gazetaresk. Fotografi/ja do të angazhohet për fotografimin gjatë punës së gazetarëve të angazhuar në terren.
Detyrat dhe përgjegjësia:
– Fotografim gjatë punës në terren
Kohëzgjatja e angazhimit:
– Angazhimi do të jetë për 8 ditë pune në vit (gjithsej 24 ditë) për 3 vite (2025 – 2027)
_____________________________________________________________
Të interesuarit për t’u angazhuar duhet të dërgojnë një CV dhe një portofolio të punës duke u bazuar në shërbimin e kërkuar në e mail adresën: office@qika.org me subjekt “Aplikim – Thirrje për angazhim: Fotograf/e ” deri më 21 nëntor 2025.