Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Thirrje për angazhim: Fotograf/e

QIKA 30.3.2026

QIKA po kërkon një fotograf/e me përvojë për t’u angazhuar në punë në terren në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child” i cili implementohet nga QIKA në bashkëpunim me Save the Children Kosova/o dhe përkrahje nga SIDA.

Detyrat dhe përgjegjësia:
Fotografi/ja do të angazhohet për dokumentimin fotografik të aktiviteteve përgjatë projektit. 

Kohëzgjatja e angazhimit:
Angazhimi do të jetë për 25 ditë pune në vit përgjatë vitit 2026. 

___________________________________________________________

Të interesuarit për t’u angazhuar duhet të dërgojnë një CV dhe një portofolio të punës duke u bazuar në shërbimin e kërkuar në email adresën: office@qika.org me subjekt “Aplikim – Thirrje për angazhim: Fotograf/e ” deri më 12 prill, 2026.