Eneda Deliu është koordinatore për bashkëpunim ndërkombëtar me fokus në institucione të arsimit të lartë. Ajo ka studiuar Shkencë Politike me profilizim në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka përvojë profesionale në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të paqes, me fokus të veçantë në agjendën Women, Peace and Security. Në angazhimet e saj profesionale ka kontribuar në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare, menaxhimin e programeve të mobilitetit akademik dhe zbatimin e projekteve me karakter ndërkombëtar.