Për QIKA 1≠1

Rozafa Jahaj

Rozafa është hulumtuese dhe menaxhere projekti. Temat e saj të fokusit janë hulumtimi i politikave, drejtësia sociale dhe ndërlidhja mes gjinisë dhe shëndetit. Në pozitën e saj aktuale si menaxhere e projektit në Friedrich-Ebert Stiftung në Prishtinë, ajo koordinon dhe menaxhon temat programore të drejtësisë gjinore dhe politikave sociale. Ajo ka diplomuar në Politikë dhe Administrim Publik në Universitetin e Konstancës, si dhe në Politikë Sociale dhe Shëndet Publik nga Universiteti i Utrechtit. Ajo poashtu ka pasur eksperienca profesionale në organizata ndërkombëtare, në sferën publike dhe në sektorin privat.