Rudina Xhokli është menaxhere projektesh me përvojë në sektorin e shoqërisë civile, me fokus në të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe zhvillimin shoqëror. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Sociologji në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar me organizata vendore dhe ndërkombëtare si Caritas Luxembourg, Action for Mothers and Children dhe Artpolis, ku ka kontribuar në zbatimin e projekteve që promovojnë mirëqenien dhe fuqizimin e komuniteteve.