Aktualisht, produktet menstruale tatohen me 18% TVSh dhe ngarkohen me tarifa doganore, duke u trajtuar padrejtësisht si produkte jo-esenciale. Në një vend ku papunësia e grave është shumë e lartë dhe ku gratë paguhen më pak se burrat në thuajse cdo sektor të tregut të punës, tatimi mbi produktet menstruale shkakton barrë të pajustifikueshme dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Tatimi dhe tarifat doganore e rrisin cmimin e produkteve, cka u vështirëson apo pamundëson shumë grave qasjen në këto produkte qenësore për shëndetin dhe mirëqënien e tyre.
Kjo politikë seksiste dhe diskriminuese është antikushtetuese dhe e kundërligjshme, sepse shkel të drejtën për mosdiskriminim dhe trajtim të barabartë, qasjen e garantuar në shëndet menstrual dhe riprodhues, thellon pabarazitë ekzistuese ekonomike e sociale, si dhe mirëmban stigmën ndaj menstruacioneve.
Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, e njohim eksiztencën e varfërisë menstruale në Kosovë dhe rëndësinë e qasjes në produkte menstruale, andaj kërkojmë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që të ndërmarrë masa të menjëhershme për:
-Zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar të TVSh-së, duke përfshirë produktet menstruale si pecetat dhe tamponët;
-Heqjen e tarifave doganore për produktet menstruale, në përputje me Ligjin për Mallrat e Liruara nga Tatimi Doganor dhe Mallrat me Tarifë Zero të Tatimit Doganor.
Ministrit në detyrë ia rikujtojmë edhe njëherë obligimin ligjor për zbatim të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha politikat dhe praktikat financiare.
Për më tepër, kujtojmë se kërkesa për largimin e taksës menstruale është mbështetur edhe nga më shumë se 7,500 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin “Peceta nuk është luks”, i cili i është dërguar edhe Ministrisë, por që ky vullnet qytetar nuk është përkthyer asnjëherë në vendimmarrje.
Produktet menstruale nuk janë luks, por nevojë e përmuajshme e personave që kanë menstruacione, andaj nuk mund të trajtohen e as të tatohen si produkte luksi.
Organizatat nënshkruese të letrës për heqjen e menjëhershme të TVSh-së dhe tarifave doganore për produktet menstruale:
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA)
Dylberizm
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
Instituti Sekhmet
Habitat
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Rilindja Gjelbër
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Balkan Green Foundation (BGF)
Rrjeti Qeliza
Organizata Integra
Organizata OMM Gjethi
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Lëvizja FOL
Center for Equality and Liberty (CEL Kosova)
Center for Social Group Development (CSGD)
Youth Initiative for Human Rights (YIHR KS)
Organizata EC Ma Ndryshe
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari
Organizata SHL-Kosova
Iniciativa për Progres (INPO)
DYVÓ
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Environmentally Responsible Action (ERA)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
Organizata EcoZ
Organizata ÇOHU!
Kosovo Democratic Institute (KDI)
Qendra për Barazi dhe Drejtësi
Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA
Organizata CRP/K
Organizata GERMIN
RROGRAEK
Organizata Humanus Vita
Center for Education and Community Development – Friends
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Internews Kosova
YMCA Movement
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
BIRN Kosova
OJQ Pishtarët
Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK)
Community Development Fund (CDF)
DokuFest
Organizata K-W4W
Organizata Mundësia
Syri i Vizionit
Community Building Mitrovica (CBM)
Fondacioni Jeshil
Balkan Sunflowers Kosova
Teach for All
Instituti GAP
Organizata Zana
Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social – Follow Up
Democracy Plus (D+)
Environmentally Responsible Action (ERA)
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
New Social Initiative (NSI)
Organizata Hanuma
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)
Kosovo Local Government Institute (KLGI)
Lobimi për Autizëm
Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
PLAY International Kosova
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)
Instituti Atlas
QKRMT
Aktiviste nënshkruese:
Flutura Kusari
Shqipe Gjocaj