Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen!

QIKA 30.10.2026

Ministrat sot na treguan çfarë kishte bërë Arlinda, por jo çfarë nuk kishin bërë vetë.

Konferenca e sotme e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës ishte edhe një përpjekje e pushtetit për ta administruar politikisht zemërimin publik pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Qeverisë iu deshën tri ditë për të dalë para qytetarëve dhe për t’ua përsëritur atë që tashmë e dinim nga mediat. Ajo që u prezantua si raportim institucional nuk solli përgjigje për dështimet e shtetit. Përkundrazi, shteti sot na tregoi çfarë kishte bërë Arlinda, por jo çfarë nuk kishte bërë vetë.

Pas gati gjashtë vjetësh në pushtet, një qeveri që ka folur me gojën plot për siguri, dhe barazi gjinore, ka pasur kohë dhe pushtet të mjaftueshëm për të ndërhyrë në sistemin që e mundëson dhe mirëmban dhunën ndaj grave.

Andaj, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen!