Dje, në Kometë, së bashku me Dionën dhe Leonidën, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë gjinore dhe betejat që po zhvillohen sot në Kosovë dhe në botë.
Njëkohësisht, QIKA publikoi Raportin për fushën e drejtësisë dhe barazisë gjinore për vitin 2025, një pasqyrë e sfidave dhe realitetit me të cilin përballen gratë në Kosovë.
Në fund, biseduam edhe për domosdoshmërinë e organizimit kolektiv. Sepse asnjë e drejtë nuk është fituar në heshtje e asnjë ndryshim nuk vjen pa rezistencë. Përderisa organizohemi e solidarizohemi shpresa do vazhdojë të ekzistojë.
