Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Riola Morina nga QIKA morri pjesë në Akademinë e Institutit Suedez për Profesionistët e Rinj

20.9.2023

Riola Morina nga QIKA morri pjesë në Akademinë e Institutit Suedez për Profesionistët e Rinj. Kjo Akademi është bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Linköping dhe këtë vit ajo u fokusua në Qeverisje Digjitale të Qëndrueshme.

Përmes ligjëratave nga stafi akademik dhe vizitave studimore tek autoritetet lokale dhe qendrore suedeze, akademia trajtoi tema si bazat e qeverisjes elektronike, digjitalizimin demokratik si dhe gjithëpërfshirjen digjitale.

Përvoja dhe rrjetëzimi i fituar nga kjo akademi ofrojnë qasje që digjitalizimin e shohin si mundësi për të punuar për një shoqëri më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.