Edhe para se të vijmë në jetë, neve na mësojnë se ekzistojnë rregulla të rrepta jetese bazuar në faktin se a përket në kutinë blu apo atë rozë. Kjo përkatësi më pas rregullon çdo moment tonin. Ajo dikton shprehitë, preferencat tona rreth karrierës, potencialin tonë të fitimit, sigurinë tonë dhe pritjet që të tjerët kanë për ne në lidhje me dashurinë dhe jetën, deri në frymën tonë të fundit.
Nëse ndodhë që të mos përkisni në njërën prej këtyre dy kutive, sfidat e mundshme janë të shumta. Sipas Pew Research Center, një numër në rritje i njerëzve nuk po përkasin vetëm në njërën kuti, ku 6 në 10 persona të Gen Z thonë se në formularë të ndryshëm duhet të ketë më shumë se dy opsione gjinore.
Ju poashtu mund ta keni të vështirë të jeni vetvetja juaj. Ju mund të refuzoheni nga të dashurit tuaj, madje edhe të dëboheni nga shtëpia juaj. Ju mund të keni probleme në marrjen e kujdesit shëndetësor, sigurimin e një pune dhe ecjen e sigurt në hapësirat publike.
Muaji i Krenarisë pothuajse ka mbaruar dhe ndërsa ne mund të krijojmë hapësirë për të festuar të arriturat tona, ne gjithashtu duhet të pranojmë se ende kemi punë për të krijuar një botë me të vërtetë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse gjinore. E vërteta është se përqafimi i diversitetit në mënyrën se si fëmijët tanë identifikojnë, shprehin dhe eksplorojnë gjinitë e tyre është një gjë e bukur.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ne duhet t’i ndalojmë rregullat rreth gjinisë. Ne si shoqëri kemi rregulluar gjininë për një kohë të gjatë, thonë ekspertët, duke i detyruar njerëzit të futen në kuti në të cilat ata nuk mund të përshtaten.
“Të rinjtë transgjinorë dhe jo binarë vazhdojnë të përballen me një klimë tepër armiqësore politike. Në ditën e parë të Muajit të Krenarisë këtë vit, Florida u bë shteti i nëntë në vend që ndalon studentët trans të luajnë sporte shkollore”, tha Amit Paley, drejtori ekzekutiv i Projektit Trevor.
Sipas studimeve të shumta, përveç mohimit të qasjes së barabartë në sporte dhe aspekte të tjera të jetës qytetare, fëmijët transgjinorë kanë më shumë të ngjarë të përballen me ngacmime, depresion dhe mendime për vetëvrasje për shkak të refuzimit nga shoqëria. Ne rregullojmë gjininë e fëmijëve tanë kur u mohojmë atyre veshje ose lodra sepse nuk mendojmë se ato përputhen me gjininë e tyre të caktuar.
“Identitetet e ndryshme gjinore janë një pjesë normale e përvojës njerëzore dhe të rinjtë gjithnjë e më shumë po marrin njohuri dhe trimëri për të shprehur identitetin e tyre”, tha Dr. Kacie Kidd, një pediatre dhe mjeke e adoleshencës.
Krijoni një mjedis më përfshirës gjinor
Një nga gjërat më të mira që ne mund të bëjmë – pavarësisht nëse ne identifikohemi si LGBTQ – është që të angazhohemi në mënyrë aktive për të nxitur një mjedis në të cilin ne shpërbëjmë normat e vjetruara, binare të gjinisë. Lajmi i mirë, thonë ekspertët është se ne mund të kemi një ndikim real dhe domethënës nëse ndërmarrim disa hapa të thjeshtë.
“Të gjithë ne duhet të dëgjojmë fëmijët tanë dhe të dimë se ata janë ekspertët e përvojës së tyre në mënyrë që ata të ndjehen të sigurt duke qenë dhe duke eksploruar kush janë ata”, tha Kidd.
Kjo do të thotë t’i lini ata të ju tregojnë se çfarë gjinie kanë, duke mos krijuar supozime mbi të. Do të thotë të kuptoni ndryshimin midis identitetit gjinor dhe shprehjes gjinore dhe sesi ato dallohen nga ajo që ju caktohet në lindje. Kjo do të thotë të pranoni që fëmijët, në fakt edhe disa të rritur janë në procesin e vetë-eksplorimit dhe mënyra se si ata ndihen ose shprehen mund të ndryshojë nga dita në ditë dhe nga viti në vit.
Kushtojini vëmendje gjuhës tuaj dhe rrobave
Duhet të punojmë në mënyrë aktive që të gjitha hapësirat në të cilat banojnë fëmijët tanë – shtëpitë tona dhe ato të miqve dhe të afërmve, shkollat, institucionet mjekësore dhe hapësirat e tjera shoqërore – të jenë gjithëpërfshirëse.
Kjo nënkupton hedhjen e supozimeve për gjininë në gjuhën dhe praktikat tona dhe krijimin e hapësirave të sigurta ku fëmijët mund të shprehen, duke prishur muret që diktojnë ose përforcojnë aktivitetet, pritjet dhe trajtimin bazuar në gjininë e caktuar ose të perceptuar të fëmijës.
Ngriteni zërin nëse dëgjoni dikë që rregullon gjininë e një fëmije dhe inkurajoni fëmijët në jetën tuaj të ndjehen të lirë të shprehin dhe eksplorojnë identitetet e tyre përmes lojës dhe veshjes. Mos i kufizoni ata në ato lodra, libra ose rroba që ata mund të kenë në bazë të gjinisë së tyre të caktuar ose të perceptuar.
Ne duhet t’i mbështesim fëmijët në lirinë e tyre për të provuar gjëra të ndryshme, duke përfshirë lodra, libra, lojëra, sporte dhe veshje, pavarësisht nëse mendojmë se përputhet me pritjet tona se kush janë ose duhet të jenë.
Allison Hope
E përktheu: Riola Morina
Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://edition.cnn.com/2021/06/26/health/gender-inclusive-environment-children-wellness-opinion/index.html?fbclid=IwAR1LRhcGY5a_QVC81YGSKPR1DrBqbA–eA3322ZVVWtGmJj045WteGrF4yU