Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lexime

Historia e harruar e një gruaje zbulon një të vërtetë të errët për historitë e shkruara te Afrikës

QIKA 7.3.2023

Regina Twala ishte një shkrimtare dhe aktiviste politike me ndikim në vitet e 50ta dhe 60ta. Megjithatë, kur burrat evropian fituan famë nga puna e saj, emri i saj pothuajse u fshi nga kujtesa.

Përgjatë vitit 2018, në një periudhë kërkimore në mbretërinë e vogël afrikane jugore të Eswatinit, bëra telefonata të shumta. Pyetja ime ishte gjithmonë njëjta: A kishte dëgjuar personi për dikë të quajtur Regina Twala?

Twala kishte qenë një shkrimtare, intelektuale dhe aktiviste politike antikoloniale e viteve 1950 dhe 60. Ajo lindi në Afrikën e Jugut, por pas arrestimit të saj në vitin 1952 për pjesëmarrje në lëvizjen e rezistencës jo të dhunshme “Fushata e Sfidimit”, ajo e shihte vendin gjithnjë e më shtypës. Në vitin 1952, si shumë aktivistë të tjerë me ngjyrë, ajo zgjodhi të kalonte kufirin për në Eswatini, për të jetuar në mërgim dhe vdiq atje në vitin 1968 në moshën 60 vjeçare. Ajo ishte gruaja e dytë me ngjyrë që diplomoi nga Universiteti i Witwatersrand në Johannesburg dhe në vitin 1960 ishte një nga bashkëthemelueset e Partisë Përparuese të Swaziland, partia e parë politike e Eswatinit,.

Megjithatë, askush që telefonova nuk kishte dëgjuar për Twalan. Isha e befasuar. Nga pak që dija për të, Twala kishte qenë një figurë me ndikim. Estawini- ku u rrita dhe u arsimova- është një vend i vogël sa përmasat e Nju Xhersit. Është vështirë të mbetesh anonim atje.

Si mund ta kuptoja faktin që një grua e rëndësishme e epokës së saj mund të fshihej praktikisht nga historia dhe kujtesa e njohur? Në zemër te misterit qëndronte një intelektual tjetër- një historian i famshëm evropian i quajtur Bengt Sundkler. Siç do të mësoja, fama e Sundkler ekzistonte në reciprocitet të drejtpërdrejtë me paqartësinë e Twalas.

Në vitin 1976, Sundkler botoi një libër mbi fenë në Afrikë, të quajtur Zulu Zion. Do të bëhej një pikë referimi e famshme për të gjithë të interesuarit se si u shpreh krishterimi në Afrikë nëpërmjet besimeve fetare ekzistuese indigjene.

Në pamundësi për të udhëtuar në Afrikën Jugore për shkak të detyrimeve të tij të rënda të mësimdhënies në Universitetin Uppsala në Suedi, Sundkler punësoi Twalën si asistente të tij kërkimore, duke e paguar atë për të hulumtuar kishat afrikane përgjatë viteve 1950. Arkivat e Uppsula përmbajnë dhjetëra faqe materiale kërkimore që Twala i dërgoi Sundkler mbi këtë temë. Analizoni këtë paragraf, ku Twala përshkruan se si një grup grash kishtare kërcenin me flamuj dhe shkopinj në pallatin mbretëror (Lombamba) të mbretit të Swaziland, Sobhuza II.

“Një zile ra dhe ky ishte një sinjal që të gjithë të gjenin shkopinjtë e tyre dhe të niseshin për në Lobamb (pallati i Sobhuzes), më pas kur gratë të këndonin, kongregacioni filloi të marshonte në rrathë. Gratë me flamuj, gjithmonë udhëhiqnin rrugën. Kjo paradë përpara Shtëpisë së Kishës quhet kuhlehla, i njëjti term që përdoret për luftëtarët ose grupmoshat kur kërcejnë ose bëjnë një shfaqje para familjes mbretërore.

Imagjinoni habinë time kur zbulova një fragment jashtëzakonisht të ngjashëm të botuar në Zulu Zion të Sundkler. Sundkler i kaloi këto fjalë si të tijat, por ato u hoqën pothuajse drejtpërdrejt nga materiali që Twala i kishte dërguar atij 20 vite më parë.

“Një zile ra, sinjali që të gjithë të gjenin “shkopinjtë e tyre të shenjtë” dhe të niseshin për në Lobamba. Zonja gardiane mbante flamuj dhe e udhëhiqi rrugën. Gratë me shkopinj, duke marshuar, ecnin në rrathë, kuhlehta. Ky ishte termi i përdorur për luftëtarët ose grupmoshat ku jepnin një shfaqje vallëzimi përpara familjes mbretërore.

Pavarësisht plagjiaturës së Sundkler për punën e Twalas, libri i tij mezi përmend atë (në kohën kur u botua, Twala kishte një dekadë që kishte vdekur dhe emri i saj ishte harruar nga të gjithë, përveç familjes së saj). Parathënia e Sundkler për Zulu Zion i referohej shkurtimisht “të ndjerës znj. Twala, e cila vendosi shumë kontakte të cilat nuk mund t’i kisha arritur vetë”. Por kjo është e gjitha.

Sundkler e reduktoi kontributin e Twalaa në një përfaqësuese studiuese e cila siguroi kontakte për të, në vend se ta quante bashkë-studiuese. Sundkler sigurisht që nuk e identifikoi Twalan si autoren e fjalëve që ai po përdorte si të tijat.

Mosnjohja e duhur e ndihmësve të tij hulumtues ishte diçka që Sundkler kishte zakon të bënte, duke përfshirë këtu edhe librin e tij të mëparshëm, Profetët Bantu në Afriken e Jugut (i njohur gjerësisht si një tekst themelor në historinë e fesë në Afrikë pas botimit në vitin 1948). Pa dyshim, kjo ishte një praktikë e zakonshme akademike e kësaj periudhe, një epokë gjatë së cilës ndjeshmëritë tona bashkëkohore në lidhje me etikën e kërkimit shkencor mungonin në masë të madhe.

Në të njëjtën kohë, të paktën një studiues afrikano-jugor i viteve 1950 kishte kritikuar Sundkler për dështimin për të pranuar punën e bërë për të nga studiuesit me ngjyrë. Përvetësimi i punës se të tjerëve ishte një pikë për të cilën Sundkler duhej të kishte qenë i ndjeshëm. Ai madje shkruan në Zulu Zion për “parashikimin e tij të studimit që do të bëhet nga një studiues afrikan që jeton shumë më afër ankthit dhe gëzimit të lëvizjes sesa mund të ishte ndonjëherë”. Me sa duket, nuk i kishte shkuar në mendje që një studiuese afrikane tashmë kishte kryer një studim, pikërisht para tij – dhe ajo ishte Regina Twala. Për Sundkler, studiuesit ishin të lexueshëm vetëm nëse ishin të bardhë dhe me pozitë të barabartë shoqërore.

Megjithatë, Sunkler nuk ishte e vetmja pengesë që Regina Twala do të përballej në përpjekjet e saj si shkrimtare. Jeta shumë e shkurtër e Twalës ishte një kronikë e përpjekjeve për të mbrojtur reputacionin e saj dhe për të siguruar trashëgiminë e saj. Romani i saj i parë, Kufa, i shkruar në vitin 1939, u refuzua nga shtypi i të bardhëve në Afrikën e Jugut dhe mbetet i pabotuar, puna e saj e fundit magnum – një etnografi mbresëlënëse krijuese mbi gjininë në Eswatini të viteve 1960- u refuzua nga shtypi i universitar në SHBA.

Vetëm në vitin 2018, 50 vjet pas vdekjes së Twalas, zbulova shkrimet e saj të pabotuara në arkivat e akademikëve evropianë dhe të Amerikës së Veriut për të cilët ajo kishte bërë

hulumtime me pagesë (duke përfshirë, por pa u kufizuar për Sundkler). E harruar prej kohësh, trashëgimia e Twalas jetoi vetëm përmes reputacionit te homologëve të saj më të famshëm.

Në kontekstin e sundimit kolonial në Afrikën Jugore, redaktorët dhe botuesit, rojtarët e institucionit të të bardhëve intelektualo-letrar kishin pak kohë për një shkrimtare të panjohur -grua me ngjyrë. Suksesi në publikim kishte të bënte me lidhjet, kë njihje, kush të njihte dhe nëse konsideroheshe si anëtar i klubit.

Ne e mendojmë dijen si qarkulluese në një mbretëri të shkëputur nga biznesi i rrëmujshëm i jetës së përditshme. Në fakt, realitetet e zakonshme të racës dhe gjinisë formojnë atë që llogaritet “dije”.

Disa studiues – zakonisht të bardhë, zakonisht burra, shpesh të lidhur me universitete dhe institucione prestigjioze – lejohen të përcaktojnë kanunet tona shkencore. Është puna e tyre që aq shpesh gjen rrugën e saj në faqet e revistave dhe librave të njohur të botuar nga shtypi i universiteteve të njohura.

Historia e Twalas na kujton njerëzit e harruar, kontributet e papranuara të të cilëve shpesh qëndrojnë prapa këtyre studiuesve të vlerësuar publikisht. Historia e saj tregon sekretin e errët se si shpesh librat nuk shkruhen nga ata, emrat e të cilëve mban kopertina. Fama e Sundkler ishte shuarja e Twalas. Misteri se si Twala- një grua brilante e kohës së saj u harrua, qëndron në vlerësimin publik që mori Sundkler për fjalët që ai nuk i shkroi.

Joel Cabrita

E përktheu: Nora Suhodolli

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/global-development/2023/jan/30/regina-twala-africa-woman-forgotten-story-reveals-truth-about-written-histories