Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lexime

Diskutimi mbi Sindromin Paramenstrual është akt feminist

QIKA 27.5.2021

Sindromi Paramenstrual është një shkurtesë eufemiste që përjashton sprovat e vuajtjeve që gratë përjetojnë çdo muaj. Cikli menstrual shënohet troç në kalendar si ‘GJAK’ që vie çdo 24 deri 28 ditë dhe zgjat 5 ditë. S’është një vizitor që mundem t’ia kërkoj me mirësjellje që të largohet. As fjala “periudhë” nuk ka kuptim pasi që sugjeron një kohë që nuk ka gjasa të përsëritet, si periudha e jetës sime kur kam performuar në një shfaqje vampirësh, kur gjaku ishte i rremë, por mendja ime e shëndetshme ishte e pasigurt. Që atëherë, jam rikuperuar nga kaosi mendor, por në anën tjetër, çdo muaj përjetoj luhatje të emocioneve në SPM, përshkruan Yin Q. në esenë e saj.

Ndihem sikur po tradhtoj një ideal feminist duke treguar se përjetoj SPM. Gratë duhet të jenë agresive, të ndjeshme dhe me vullnet të fortë, duke mos u përjashtuar pasi “u del gjak nga çfarëdo qoftë” (fjalët e presidentit tonë të 45-të). Trupi është çështje që nuk duhet ta mohojmë në rrugën tonë drejt barazisë.

 “Ia rikujtoj vetës distancimin nga rrjetet sociale, zgjedhjen e yoga-s në vend të kardios dhe supës të nxehtë në vend të sushit”.

Një javë ose disa ditë para menstruacioneve fillon trashja. Derisa gjaku më trashet në uterus, gjendja ime emocionale fillon të t’hollohet. Zgjohem dhe mundohem t’i zhvesh xhinset. Zërat e fëmijëve të mi bëhen edhe më të bezdisshëm se zakonisht.  Kur në kafene e dëgjoj “Cream” nga Prince, filloj të kërcej përballë petullave dhe më pas sapo dal nga dera fillojnë të më pikojnë lotët kur shoh një ketër matanë rrugës. Në punë ndiej aromën e të gjithëve. Më vonë, (me leje) godas personin me të cilin kryej marrëdhënie seksuale. Ditën e përfundoj e shtrirë në krevetin tim duke ngrënë një qese të tërë me patatina. Akoma jam disi e arsyeshme. Nuk është ndonjë episod i egër psikik-maniak-seksi. I kam përjetuar ato, në të njëjtën kohë me vrapimin tim parodik. Megjithatë, SPM nuk mund të konsiderohet si asgjë ose si imagjinare. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve vlerëson se 85 përqind e grave me menstruacione kanë të paktën një simptomë paramenstruale si pjesë e ciklit të tyre mujor. Ky nuk është ndonjë problem që kërkon vëmendjen e sferës politike, por ne duhet të jemi në gjendje të pranojmë trupat tanë pa ndonjë “marre” shoqërore. Është koha që SPM të respektohet duke e kuptuar atë si një kohë kur trupat tanë po rigjenerohen.

Mitra jonë është duke krijuar një fole. Kur shohim zogj që krijojnë shtëpitë e tyre nga shkopinjtë dhe mbeturinat është e mrekullueshme dhe rrjeti i krijuar nga merimangat është frymëzues. Por një trashje në linjën e uterusit të gruas moderne e bën atë të rënkoj. Ndër epoka të ndryshme, kulturat në të gjithë botën i kanë konsideruar menstruacionet si të shenjta, ku gruaja lirohej nga barra shtëpiake, ndonjëherë madje edhe u jepej një lagje e veçantë për të jetuar. Por mënyrat e lashta për t’u kujdesur për veten gjatë menstruacioneve janë të vështira për t’u përshtatur në mënyrat e kohës moderne të produktivitetit. Thëniet e vjetra përshkruajnë mosveprimin, përsiatjen dhe qetësinë të shoqëruar me ushqim të ngrohtë dhe çaj. Ndërsa sot, në vend të kësaj, ne marrim ibuprofen  dhe zhytemi në metro ose rrugë të mbushura me njerëz.

Këto ditë, përpiqem të dëgjoj se çka i nevojitet trupit tim, ndërkohë përpiqem ndryshoj kalendarin si një nënë që punoj. Vëzhgoj kalendarin tim për GJAKUN. Kur shoh se po afrohet, ia rikujtoj vetës shkëputjen nga rrjetet sociale, zgjedhjen e yoga-s në vend të kardios dhe supës së nxehtë në vend të sushit, njëkohësisht sigurohem që ta dëgjoj Prince në kufje.

Yin Q.

Linkun origjinal mund ta gjeni në: https://awomensthing.org/blog/talking-about-pms-feminism/