Një seri e re e rimodeluar e përrallave i afrohet shumë më shumë shpirtit të këtyre përrallave se sa verzionet “tradicionale” që ishin ushqyer me forcë.
Ekziston një libër me emrin “Politically Correct Bedtime Stories” shkruar nga James Finn Garner, i cili ndodhej në raftin e librave të prindërve të mi dhe tani ndodhet në raftin tim.
I publikuar ne vitin 1994, ishte një bestseller masiv, qe satirizon me ndryshimin e qëndrimeve shoqërore si dhe luan rolin e korrigjuesit të qasjes moraliste: Kësulëkuqja, për shembull, komentin e ujkut që thotë se një vajzë nuk duhet të endet e vetme në pyll, e cilëson shumë “seksist” dhe “tej mase ofendues” por thotë se “do ta injoroj për shkak të statusit tënd tradicional dhe përjashtimit shoqëror, qe të ka shpirë të zhvillosh këtë botëkuptim.” Gjithashtu na rikujton se të ashtuquajturat lufta kulturore dhe i gjithë tërbimi i rrymës së djathtë rreth “tiranisë së zgjimit”, janë thjesht luftëra të vjetra të shkruara gabim të korrektësisë politike të ri-ambalazhuara për një epokë të re digjitale.
Padyshim librat per fëmijë kanë pasur një ringjallje, siç demonstrohet me suksesin e librave serik si “Good Night Stories for Rebel Girls”. Këtë vjeshtë, fëmijëve iu dhuruan katër përrallat e ri-bëra në formë të klasikëve të vjetër për fëmijë, një seri e re revolucionare e përrallave, ku shihen Bluebeard (Mjekërkaltri), Cinderrella (E Përhitura), Hansel and Gretel (Agimi dhe Zana), dhe Ugly Duckling (Rosaku i Shëmtuar) të rishkruara nga Malorie Blackman, Rebecca Solnit, Jeanette Winterson and Kamila Shamsie. Të gjitha janë shumë të dashura, të ëmbla dhe qesharake, dhe nëse jeni një i rritur në lexim e sipër janë shumë prekëse gjithashtu. Sinqerisht shpresoj që luftëtarët kulturor nuk i ndalojnë.
Në Hansel dhe Greta (vini re ndryshimin e emrit), Winterson i paraqet fëmijët e dëshpëruar nga shkatërrimi i pyllit për lirimin e hapësirës për një linjë të re hekurudhore. Antagonistja është një teze e keqe e quajtur GreedyGuts (Lakmiqarja), e cila thotë se “qëllimi i jetës është të hamë sa më shumë që është e mundur, të shkojmë në pushime sa më shumë… të blejmë dy vetura të reja çdo vit, një jacuzzi në kopsht dhe një shtëpi të nivelit të lartë ekzekutiv…” ku natyrisht triumfojnë Hansel dhe Greta duke mbjellë drunjë dhe gjithçka rregullohet.
Ndërsa në Solnit’s Cinderella Liberator, heroina eponime dhe princi vendosin të jenë shokë dhe hapin një dyqan ëmbëlsirash, ku mbi të gjitha i strehon fëmijët e frikësuar që “janë larguar nga luftërat e mbretërive tjera”.
Tradicionalistët e nervozuar mund të thonë që këto tregime janë duke indoktrinuar fëmijët. Por vërtetë, përrallat gjithmonë kanë indoktrinuar fëmijët: Unë, jam rritur nga Disney duke besuar se më nevojitej një bel i hollë prej 22 inç (56 cm) dhe një princ me një kështjellë, në mënyrë që t’ia dalë në jetë. Fatmirësisht, nëna ime feministe ka bërë balancimin me libra të tjerë si Jane and the Dragon, The Tough Princess, dhe Babette Cole’s Prince Cinders. Për shkak të kritikës së drejtë për “kulturën e princeshave”, Disney ka bërë ndërhyrje të mëdha me hapa të mëdhenj në vitet në vazhdim, ku filmat si Shrek kanë rikrijuar mediumin.
Në vazhdën e kësaj, mund të themi se zgjimi i përrallave është bërë deri në vdekje- The Bloody Chamber i Angela Carter është publikuar më 1979. Edhe ky libër ishte i bazuar në Bluebeard, një përallë që më ka tmerruar si fëmijë, ku dhoma e tmerrshme e horrit ishte e zbukuruar me kokat e ish-grave të tij, me një mesazh për vajzat se ka burra atje jashtë që do të mundohen të të vrasin. A na duhet me të vërtetë verzioni i Malorie Blackman edhe tani gjithashtu? Megjithatë Blackman përmbysë përrallen përsëri, duke shtuar elemente të papritura dhe paqartësi të reja dhe shenja paralajmëruese delikate dhe të mençura për marrëdhëniet abuzive. Tingëllojnë të rënda? Nuk janë; janë përplot gjallëri dhe sharm.
Çka na mësojnë këta libra dhe librat e ngjashëm me ta, është se nuk ka verzion “definitiv” të cilitdo mit, legjende apo tregimi. Mendoni se Bukuroshja e fjetur është zgjuar nga një e puthur nga princi? Në disa verzione tjera ajo është përdhunuar, dhe pastaj lind fëmijë, përderisa është pa ndjenja, ku pastaj ka edhe një përpjekje kanibalizmi. Siç shkruan Winterson në pasthënien e saj “këto ishin tregime gojore, para se të shkruheshin, ku edhe pas shkrimit u qëlluan, duke u shfaqur në vende dhe kohëra të ndryshme, të reja, por prap se prap të dëgjuara më parë”. Historianja kulturore Marina Warner, e cila ka shkruar shumë mbi përrallat dhe libri i së cilës, From the Beast to the Blonde, është një klasik feminist, thekson që përrallat kapërcejnë kufinjë. “Asnjë kufi” shkruan ajo “nuk mund ta ndaloj tregimin e mirë nga bredhja”. Përderisa janë duke bredhur, kuptimi i tyre kulturor merr kthesa dhe zhvendoset.
Sigurisht, shpesh herë triumfon zakonisht ai version që i përshtatet më shumë qëllimeve të shoqërisë. Arketipet shfaqen dhe variacionet harrohen, një fakt i ilustruar bukur në librin e ri, Pandora’s Jar, të Natalie Hayne, ku bënë ri-gërmimin e grave nga mitet greke, nga Helena dhe Medusa tek Klitemnestra madje edhe Medea. Libri bënë zbardhjen se si narrativat e grave që ne mendojmë se i dimë shpesh herë janë riformuar dhe rishkruar, kryesisht nga burrat. Sa prej nesh janë të vetëdijshëm që Helena e Trojës, ajo e cila “zbarkoi njëmijë anije” sipas Sikulus, ishte rrëmbyer dhe përdhunuar kur ishte fëmijë 10 vjeçare? Ne zakonisht lexojmë për bukurinë e saj vrastare, dhe shumë pak tjetër.
Gjithmonë jam fascinuar nga mitet, ndoshta për shkak të emnakes sime, princeshës Rhiannon nga Uellshi, nga përmbledhja e tregimeve mesjetare Mabinogion. Ajo është një bashkëshorte e përfolur klasike, e akuzuar pafajësisht për foshnjëvrasje dhe kanibalizëm. Si ndëshkim ajo u detyrua të qëndroj tek porta e kështjellës dhe të iu tregojë udhëtarëve për krimin e saj para se tu ofronte t’i barte në kurrizin e saj. Edhe kur isha fëmijë pyesja veten se pse kjo grua pranoi fatin e saj ku asaj ju kurdis një mashtrim me gjakun e një qenushi: pse nuk protestoi për pafajësinë e saj? Dukej tmerrësisht e padrejtë dhe vazhdon të duket ashtu. Ndoshta ka ardhur koha për ta rishkruar.
• Rhiannon Lucy Cosslett është kolumniste dhe autore në Guardian.
Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/commentisfree/2020/nov/04/rethinking-fairytales-feminist-fables-tales-stories