Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Gazetaria feministe si ndërhyrje e domosdoshme

Leonida Molliqaj 3.2.2021

Ne kemi një agjendë të qartë dhe nuk hezitojmë ta pranojmë – jemi gazetare feministe. Në një mjedis thellësisht patriarkal, ne po ndërhyjmë me një media të zëshme feministe, sepse besojmë në gazetari të angazhuar që rrotullon e orienton diskursin publik.

Megjithëse ka një përparim në raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, temat që lidhen me gjininë, seksualitetin dhe çështjet sociale në përgjithësi vazhdojnë të trajtohen pak e në të shumtën e rasteve edhe gabimisht. Debatet e përhershme televizive ku burrat ulen (gati këmbëkryq) dhe diskutojnë për problemet politike e shoqërore, nuk po i kritikojmë vetëm nga perspektiva e përfaqësimit. Sa herë kemi një dominim të tillë, kemi edhe shtrirje të një mendësie përjashtuese e cila ka burrin në qendër të zhvillimeve shoqërore. Fjala është për një përjashtim të grave nga sfera publike. Ligjërimi politik dhe argumentet nuk duhet parë si mjete të një pale, përkundrazi. Vetëm me ballafaqim faktesh dhe idesh ne mund të grisim dhe çajmë mbulesën e padrejtë që na është vendosur. 

Sot po hapim një dritare krejtësisht të re informimi e kritike ku vetë gratë kanë në dorë prodhimin mediatik. Përfshirja e thjerrëzës feministe në trajtimin e çështjeve me rëndësi politike, ekonomike dhe sociale është domosdoshmëri sepse lëkundë strukturat ekzistuese të pushtetit, zgjeron mjetet e përpjekjes për barazi si dhe prishë rendin ekzistues të vlerave e traditave dominuese. Pabarazitë gjinore do t’i pasqyrojmë me hulumtime e analiza të mprehta e të guximshme, të mbështetura me informata kredibile, statistika të sakta si dhe trajtime teorike. 

Kësisoj tentojmë që të punojmë me të reja e rinj në Kosovë të cilët kanë kureshtje dhe vullnet për tu thelluar në tema sociale që lidhen me gjininë e tyre, seksualitetin si dhe marrëdhëniet familjare e shoqërore. Përveç qasjes së re ndaj çështjeve gjinore ata kanë edhe ide inovative se si lobojnë për barazi. Këto metoda të reja e të larmishme ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen dhe të kanalizohen në një organizim të përbashkët që do të shtojë njohuri e kritikë për çështjet gjinore dhe ato shoqërore në përgjithësi.

Ne vlerësojmë punën e shkëlqyeshme që kanë bërë gratë gazetare në Kosovë dhe përtej. Të kufizuara ekonomikisht e me minimum pushteti brenda redaksive, gratë gazetare arritën të zbulojnë e denoncojnë plot raste të krimit e korrupsionit dhe të qesin në pah padrejtësitë gjinore e sociale. Me punën e tyre ato guxuan të ëndërrojnë për diçka përtej realitetit; për një botë më të mirë e më të drejtë për të gjithë, pa dallim. Kështu ato janë udhërrëfyeset tona në përpjekje e organizim feminist. 

QIKA insiston në një shpjegim të ri dhe ndryshim thelbësor shoqëror. Sot, të vetëdijshme që përpjekja jonë nuk do te jetë e lehtë, jemi gati të ecim përpara. Me hapa të shpejtë.

Djemtë po braktisin shkollimin parauniversitar më shumë se sa vajzat

26.1.2024

Të gjithë fëmijët në Kosovë, pavarësisht përkatësisë gjinore, obligohen ligjërisht që të përfundojnë

Pse kaq pak burra punojnë si mësimdhënës në nivelin parashkollor?

16.1.2024

Rolet gjinore janë të ushtruara sistematikisht në shoqëri, duke e shtrirë pushtetin përmes stereotip

Çka duhet të rregullohet në Rregulloren Kundër Ngacmimeve Seksuale në UP?

18.12.2023

Universiteti i Prishtinës ka funksionuar për më shumë se 52 vjet pa një rregullim të brendshëm për n

Punë n’punë e punë n’shpi

8.12.2023

“Puna e papaguar” është term vetshpjegues. Në shumicën e rasteve i referohet punës ose shërbimeve që

Pse vajzat nuk po zgjedhin shkollat profesionale?

6.12.2023

Në Kosovë, ekzistojnë 66 shkolla profesionale që ofrojnë 140 profile të ndryshme duke përfshirë drej

Trajtimi i rasteve të dhunës në familje nëpër prokuroritë e Kosovës

31.10.2023

Për të arritur një shoqëri të lirë nga dhuna në familje, është thelbësore që Kosova të vazhdojë përp