Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

20-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia arreston dy të dyshuar

QIKA 7.2.2022

Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë dhunuar një vajzë 20 vjeçare. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në janar të këtij viti.

Ky rast është raportuar më 20 janar 2021, ku dyshohet se një vajzë e lindur në vitin 2001 është dhunuar nga katër persona. Policia ka arritur të identifikojë dy prej personave të dyshuar, me inicialet A.O (23 vjeçar) dhe D.R. (21 vjeçar) që të dy shtetas të Republikës së Kosovës, raporton Periskopi.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa pritet që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.