Projektligji i miratuar nga Senati i shtetit të Teksasit së fundmi, u ndalon mjekëve të kryejnë aborte pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Ky projektligj nuk do të dënojë me burgim apo gjobë mjekët të cilët kryejnë procedurën e abortit, por në vend të kësaj do t’i lejojë vetë qytetarët të padisin personelin mjekësor që kanë kryer abortin.
Poashtu, të gjithë ata që ndihmojnë dikë në procedurën e abortit pas javës së gjashtë të shtatzënisë, përfshirë edhe personin që e dërgon pacientin në klinikë mund të paditet. Kështu, nuk do të ketë përjashtime as në raste të përdhunimit apo incestit. Sipas raportit të Planned Parenthood, deri më tani, ligjvënësit kanë ndaluar 516 aborte, dhe kanë lejuar vetëm 12. Ndërsa, në 2019 ishin ndaluar 300 aborte dhe ishte lejuar vetëm një.
Projektligji për të ndaluar abortin pas javës së gjashtë të shtatzënisë u miratua edhe në Arizona. Sipas Institutit Guttmacher të paktën 15 shtete kanë futur legjislacion të ngjashëm. Ndërsa, në fillim të këtij muaji Arkansas ka miratuar ligjin që ndalon abortin në të gjitha fazat e shtatzënisë, me përjashtim të rasteve kur rrezikohet jeta e nënës.