Sipas studimit të Universitetit të Glasgow në Skoci, thuhet se 66% e të burgosurave kanë pësuar lëndime të njëpasnjëshme në kokë për vite me rradhë, ku 89% prej tyre thanë se kjo ishte si pasojë e dhunës në familje.
Ky hulumtim u realizua në katër burgje të Skocisë, gjegjësisht në Corton Vale, Greenock, Lothian dhe Polmont, gjatë periudhës kohore 2018-2019. Studimi u financua nga Qeveria Skoceze dhe u publikua në Lancet Psychiatry.
Profesori Tom McMillain, njëherit udhëheqës i hulumtimit, pohoi se ky hulumtim pasqyron historitë e abuzimit, keqpërdorimit me substanca narkotike, si dhe lëndimet serioze në kokë. Sipas tij, shëndeti mendor dhe abuzime të tilla duhet të merren parasysh në rastin e gjykimit penal.
Nga 78% e grave të burgosura që kishin pësuar lëndim në kokë, 40% prej tyre kishin edhe mungesë të ndonjë aftësie. Studimi zbulon se sjelljet e dhunshme kriminale ishin tre herë më të theksuara tek gratë që kishin pësuar lëndime serioze në kokë, me ç’rast ato kalonin tre herë më shumë kohë në burg. Abuzimi me alkoolin dhe substancat narkotike luante poshtu një rol të rëndësishëm.