Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Presidentja e parë grua e Meksikës zotohet se është koha për gratë

QIKA 15.10.2024

Kalimi i brezit presidencial çdo gjashtë vjet është gjithmonë një rast i rëndësishëm dhe simbolik në Meksikë. Ky moment u bë edhe më historik 2 javë më parë kur postin presidencial e mori për herë të parë Claudia Sheinbaum – gruaja e parë presidente në Meksikë.

Ky ishte rrugëtim i gjatë për të. Fillimisht ajo u bë kryetarja e parë grua e qytetit të Meksikës, më pas duke vazhduar rrugëtimin e saj presidencial.

“Është koha për gratë”, tha Claudia Sheinbaum, duke u duartrokitur nga ligjvënësit e partisë qeverisëse. “Gratë kanë ardhur për të formësuar fatin e kombit tonë të bukur”, shton ajo ndër të tjera.

Nga studente aktiviste, shkencëtare mbi çështjet klimatike e deri te kryetare e qytetit të Meksikës, arritja e saj presidencial po konsiderohet të jetë kulminacioni i karrierës së Sheinbaum, shkruan BBC.