Instituti Sekhmet ka publikuar një analizë të detajuar mbi përfaqësimin politik të personave LGBTIQ+, i cili shqyrton se si partitë politike në Kosovë e adresojnë (ose jo) çështjen e të drejtave dhe jetës së personave LGBTIQ+, duke analizuar programet zgjedhore, deklaratat publike, dhe qëndrimet e forumeve rinore të partive.
Raporti “Përfaqësimi Politik i Personave LGBTIQ+: Analizë e Programeve Politike, Qëndrimeve dhe Grupeve Rinore të Partive gjatë Zgjedhjeve Parlamentare 2025” dokumenton mungesën e përfaqësimit konkret, rritjen e diskursit anti-LGBTIQ+ dhe nevojën urgjente për transparencë e llogaridhënie politike.
Pas analizës së detajuar të programeve politike të secilës parti dhe ngjarjeve të tjera të ndërlidhura me Zgjedhjet Parlamentare 2025, raporti ofron rekomandime konkrete për partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, si dhe për PZAP-në e KQZ-në.
Lexoni raportin e plotë këtu.