Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Dhuna seksuale është krim, jo sensacion mediatik

QIKA 2.2.2026

QIKA dënon mënyrën joetike të raportimit të disa mediave për rastin e dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur. Titulli sensacional, së bashku me përmbajtjen që përfshin gjuhë eksplicite dhe detaje të panevojshme e të hollesishme, cenojnë dinjitetin e viktimës dhe kontribuojnë në riviktimizimin e saj.

Dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave nuk është sensacion mediatik. Është krim i rëndë dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Mediat kanë përgjegjësi të raportojnë me etikë, ndjeshmëri gjinore me fokus te krimi dhe përgjegjësia penale.

QIKA u bën thirrje mediave të ndalin praktikën e raportimit që dëmton viktimat dhe të respektojnë standardet profesionale në mbulimin e dhunës seksuale.