QIKA, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ka organizuar trajnime me gra të punësuara në sektorin privat, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Grave në Tregun e Punës”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset diskutuan rreth çështjeve që lidhen me barazinë gjinore në vendin e punës, mbrojtjen ligjore që u garanton të drejtat e tyre, sfidat me të cilat përballen gjatë avancimit profesional, si dhe format e ngacmimit dhe diskriminimit. Po ashtu, gjatë trajnimit u theksua rëndësia e krijimit të një ambienti pune të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.
Përfitues të këtij trajnimi kanë qenë punëtoret e KEDS dhe KESCO, FINCA Kosovo, dhe IPKO.


