Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA publikon raportin vjetor të punës për vitin 2025

QIKA 3.4.2026

QIKA ka publikuar Raportin Vjetor të Punës për vitin 2025 i cili është pasqyrë e një viti angazhimi, organizimi dhe zgjerimi të një komuniteti që punon çdo ditë për barazi gjinore dhe më tej.

Nga hulumtimi te aktivizmi, nga ndërhyrja në diskursin publik te krijimi i hapësirave të reja si Kometë, ky raport përveç që tregon për punën tonë, shpjegon edhe vullnetin e dëshirën për të zgjeruar angazhimin në një shoqëri ku lëvizjet antigjinore po rriten çdo ditë e më shumë.

Raporti përfshinë programet dhe projektet tona, informata rreth stafit tonë, aktiviteteve, publikimeve dhe paraqitjeve mediatike.

Raportin në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu.