Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Në Lipjan, QIKA diskutoi me nxënësit për barazinë dhe stereotipet gjinore

QIKA 22.6.2026

Në kuadër të programit Feminizmi për fëmijë, nxënësit e klasës së katërt në shkollën Ismail Luma në Lipjan u angazhuan në diskutime mbi barazinë, respektin dhe mundësitë e barabarta për vajzat dhe djemtë në shkollë, familje dhe shoqëri.

Përmes lojërave, folëm për stereotipet gjinore dhe mësuam rëndësinë e krijimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë.

———————————————

Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia