Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA bisedoi me nxënësit në Gjilan për rolet gjinore, stereotipet dhe mundësitë e barabarta

QIKA 30.6.2026

Stereotipet dhe perceptimet për rolet gjinore fillojnë të formohen që në moshë të hershme. Prandaj, është e rëndësishme të krijohen hapësira ku fëmijët mund të diskutojnë dhe të reflektojnë mbi to.

Së bashku me nxënësit e klasës së 5-të të shkollës “Musa Zajmi” në Gjilan, zhvilluam aktivitete përmes lojës dhe diskutimit. Folëm për rolet gjinore, stereotipet, mundësitë e barabarta për vajza dhe djem, si edhe perceptimet rreth ngjyrave dhe hobive.

Përmes këtyre aktiviteteve, “Feminizmi për Fëmijë” vazhdon të nxisë dialog dhe të inkurajojë fëmijët të zhvillojnë një këndvështrim më të hapur dhe gjithëpërfshirës.

___________________________

Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia