Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA i bashkohet fushatës së Fine Acts për të sjell në vëmendje lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe dhunës ndaj grave

QIKA 2.9.2026

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe dhuna ndaj grave.

QIKA i është bashkuar fushatës së Fine Acts, e cila synon të sjellë në vëmendje lidhjen mes temperaturave ekstreme dhe dhunës ndaj grave, veçanërisht dhunës nga partneri intim.

Ndryshimet klimatike po sjellin valë të nxehti gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive, ndërsa hulumtimet tregojnë se temperaturat ekstreme shoqërohen edhe me rritje të rasteve të dhunës ndaj grave. Kjo lidhje nuk mund të injorohet.

Përmes kësaj fushate, së bashku me organizata dhe kolektive feministe në Evropë, po e sjellim këtë çështje në hapësirat tona publike dhe po kërkojmë që dhuna ndaj grave të trajtohet edhe si pjesë e pasojave sociale të krizës klimatike.

Kriza klimatike nuk na prek të gjithëve njësoj. Pasojat e saj thellojnë pabarazitë ekzistuese dhe i bëjnë edhe më të pasigurta jetët e grave.