Quandra Prettyman, ishte anëtarja e parë grua e zezë e punësuar me orar të plotë në Kolegjin Barnard. Shpejt ajo u bë ndër profesoreshat më të njohura në kampus, meqë gatishmëria e saj për të prezantuar klasikët letrarë në një gjuhë më të thjeshtë për studentët, e bënte shumë të dashur për ta.
“Ajo ligjëronte letërsinë sikur të ishte pjesë e jona gjithmonë,” tha në një intervistë telefonike shkrimtari Edwidge Danticat, i cili kishte ndjekur kursin e anglishtes tek Prettyman ku më pas mbetën shokë të ngushtë.
Në fillim, Prettyman dha mësim në kurset “hyrje në studime”, ndërsa në vitin 1972 ajo prezantoi një kurs të ri, mbi shkrimtaret gra zezake, duke përfshirë autore si Harriet Jacobs, autore e “Incidents in the Life of a Slave Girl”, botuar në 1861.
Kursi ishte një sukses i menjëhershëm, Prettyman më pas shtoi edhe autore të zeza të tjera që eksploronin aspekte të ndryshme të përvojës letrare, duke përfshirë disa nga kurset e para në vend mbi narrativat e skllevërve dhe Rilindjen e Harlemit.
Ajo gjithashtu redaktoi “Out of Our Lives: A Selection of Contemporary Black Fiction” (1975), i cili u prezantoi lexuesve vepra të shkrimtarëve të atëhershëm si Louise Meriwether, Ernest J. Gaines dhe Alice Walker.
Pas punës së madhe dhe përkushtimit të saj, Quandra Prettyman humbi betejën kundër kancerit dhe vdiq në tetor të këtij viti në moshën 88 vjeçare në shtëpinë e saj në Nju Jorkut.