Kur parlamenti i ri federal u hap javën e kaluar, një numër rekord i grave politikane zunë vendet e tyre: 38% në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 57% në Senat. Ky ndryshim, me gratë në krye, sjell një mundësi për të përshpejtuar përpjekjet e Australisë kundër ngrohjes globale dhe progresin në barazi gjinore.
Partitë kryesore ishin praktikisht të heshtura për çështjet e barazisë gjinore dhe ndryshimeve klimatike gjatë gjithë fushatës zgjedhore të vitit 2022. Megjithatë, të dyja çështjet rezultuan se ishin pika kthese për elektoratin australian. Ndryshimi klimatik është thelbësor në agjendën parlamentare të kryeministrit Anthony Albanese. Një projektligj për të përfshirë një objektiv klimatik në ligjin australian ishte ndër të parët e paraqitur në parlament javën e kaluar.
Gratë janë në vijën e parë të ndikimeve të ndryshimeve klimatike, gjë që i bën përvojat dhe udhëheqjen tonë kritike në tavolinat vendimmarrëse. Nga Barbados në Finlandë, ne kemi parë udhëheqjen e grave për klimën të sjellë politika të drejta, inovative dhe ambicioze. Shpresojmë që një epokë e re në politikën klimatike australiane të na vijë gjithashtu, raporton The Conversation.
Përvoja e Australisë nuk bën përjashtim. Për shembull, studiuesit vërejnë rritje të mprehta të dhunës në familje pas fatkeqësive, të tilla si zjarret. Përqendrimi i mprehtë i qeverisë australiane në ndryshimin e klimës është shumë larg nga “luftërat klimatike” që kanë qenë një pengesë për politikën kuptimplotë të klimës në këtë vend për dekadën e fundit.
Por Australia nuk ishte gjithmonë një vend problematik në negociatat ndërkombëtare për klimën. Nën qeverinë laburiste të Julia Gillard, për shembull, Australia ishte një nga vendet e para që prezantoi një çmim kombëtar të ligjshëm të karbonit në 2011. Kjo ndryshoi në vitin 2013, kur kryeministri i sapo zgjedhur Tony Abbott e shfuqizoi me shpejtësi këtë ligj historik. Pasoi pothuajse një dekadë mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike nga qeveria federale.
Ndërsa ligjet dhe politikat austrliane mbi klimën po marrin formë, qeveria e kryeministrit Albanese po përfshin shumë gra politikane të cilat kanë objektiva të forta dhe të qarta mbi çështjet klimatike dhe ato gjinore.