Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA ndanë me institucione broshurën mbi Konventën e Stambollit

QIKA 14.2.2023

Ditëve të fundit QIKA ka takuar Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor e Kosovës dhe Policinë e Kosovës me ç’rast ka ndarë me ta broshurën me informata mbi përgjegjësitë që rrjedhin nga Konventa e Stambollit për prokurorinë, gjykatat, dhe policinë e Kosovës.

Broshura fokusohet në Kapitullin VI të Konventës “Hetimi, ndjekja penale, ligji procedural dhe masat mbrojtëse”. Gjithashtu përmban informata specifike mbi rrethanat rënduese (neni 46) dhe ndalimin e ndërmjetësimit në raste të dhunës në familje (neni 48).

Gjatë takimeve QIKA inkurajoi përfaqësuesit e institucioneve që t’ua shpërndajnë broshurat të gjitha stacioneve të policisë, si dhe gjykatave dhe prokurorive themelore.

Kjo kampanjë është prodhuar me ndihmën financiare të Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë se pasqyrojnë opinionin zyrtar të Këshillit të Evropës.