Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, marshojmë në rrugë për barazi e drejtësi. Kërkojmë të drejta të barabarta në shtëpi e në punë. Kundërshtojmë varfërinë që po rëndon më së shumti mbi gratë. Të gjithë bashkë do të thërrasim në përgjegjësi shtetin për neglizhencën që kanë treguar në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
Kjo është një ditë ku pashmangshëm kujtojmë e njohim angazhimin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave përballë shtypjes e pabarazisë. Rezistenca e tyre vazhdon të jetë forca jonë edhe sot.
Sot, bashkë të organizuara, thërrasim për angazhim e solidaritet për një botë më të barabartë!
QIKA përkrahë marshin e organizuar nga Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” dhe fton të gjithë qytetarët që të na bashkohen.